Të gjitha problemet janë iluzione të mendjes - Bota Sot
Të gjitha problemet janë iluzione të mendjes

Life style

Të gjitha problemet janë iluzione të mendjes

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 13:12
Ilustrim

Duket sikur një barrë e rëndë ka lëvizur. Një ndjenjë drite. Sikur e ndjeni qartë që problemet janë ende duke ju pritur apo jo ?

Ato nuk janë zgjidhur.

Nëse do ta gjeje veten në parajsë, nuk do të kalonte shumë kohë para se mendja jote të thoshte “po, por…”. Përfundimisht, kjo nuk është zgjidhja e problemeve tua. Vetëm situatat-që duhet të përballen në të sotmen, apo duhet të lihen vetëm dhe të pranohen si pjesë e momentit, apo duhet të lihen vetëm dhe të pranohen si pjesë e momentit të tanishëm derisa ato ndryshojnë apo mund të përballohen.

Problemet janë krijime të mendjes dhe kanë nevojë të mbijetojnë . Ato nuk mund të mbijetojnë në të tashmen.

Fokuso vëmendjen në të tashmen dhe trego çfarë problem ke në këtë moment.

Nuk je duke pritur përgjigje, asnjë përgjigje, pasi është e pamundur të kesh probleme kur je i përqendruar plotësisht në të tashmen. Një situatë që ka nevojë të përballohet apo të pranohet.

Përse të kthesh gjithçka në problem?

A nuk është sfida e jetës e mjaftueshme?

Përse na duhen problemet?

Mendja në mënyrë të pavetëdijshme i dëshiron problemet, pasi ato të japin njëfarë identiteti. Kjo është normal dhe është e sëmurë.

“Problem” do të thotë që je duke përjetuar një situatë mendore pa pasur një qëllim  të vërtetë apo mundësi për të bërë diçka për ta zgjidhur dhe që në mënyrë të pavetëdijshme e bën pjesë të vetes. Mos u përfshij kaq shumë nga kjo situatë e jetës sate, aq sa të humbasësh ndjenjën e jetës, e të qenit. Apo je duke ngarkuar në mendje barrën e çmendur të njëqind gjërave që ke ndërmend të bësh në të ardhmen, në vend se të fokusohesh në atë që mund të bësh tani.

Kur krijon një problem, krijon dhimbje. Gjithçka që është e nevojshme është një zgjidhje e thjeshtë, një vendim i thjeshtë:pak rëndësi ka ajo që ndodhë, mos krijo më dhimbje për veten.

Edhe pse është një zgjidhje e thjeshtë, është shumë e rëndësishme. Ti nuk do ta bësh këtë zgjedhje, vetëm nëse do të jesh plotësisht i mbushur me dhimbje dhe nuk i duron më ato.

Dhe ti nuk do të jesh i aftë t’ia dalësh nëse nuk hyn në fuqinë e së tashmes. Nëse nuk krijon  me dhimbje për veten, atëherë nuk krijon më dhimbje për të tjerët e në të njëjtën kohë nuk prish tokën e mrekullueshme, hapësirën tënde të brendshme dhe psikikën kolektive njerëzore me negativitetin e krijimit të problemeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat