I jepni dot përgjigje këtij iluzioni optik? Gjeni zebrën që shikon drejt aparatit fotografik

Life style

I jepni dot përgjigje këtij iluzioni optik? Gjeni zebrën që shikon drejt aparatit fotografik

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 18:01
Ilustrim

Iluzionet optike shpesh janë argëtuese, por edhe të shëndetshme për trurin.

I tillë është edhe ky iluzion optik në foton e Sarosh Lodhi.

Ai ka bërë një fotografi të dy zebrave, në Kenia, në të cilën njerëzit po mashtrohen.

Ky imazh i dy zebrave po krijon një iluzion të çuditshëm optik, ku edhe po bëhet virale në Tuitter.

Sarosh Lodhi nga Nagpur, India, udhëtoi për në Kenia për të vizituar “Maasai Mara”, e cila njihet për kafshët, përfshirë luanët, leopardët afrikanë.

Shoku i tij, Parveen Kasuan e ndau këtë foto në media sociale, duke i sfiduar të tjerët të përcaktojnë se cila prej dy kafshëve ishte përballur me kamerën.

Sarosh ka dhënë një përgjigje përfundimtare. Ai thotë se fytyra që shikon në kamerë i përket zebrës në të majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat