6 gjëra që s'duhet të bëni kur jeni duke u puthur

Life style

6 gjëra që s'duhet të bëni kur jeni duke u puthur

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 13:10
Ilustrim

Mbani shënime për herën tjetër!

#1.

Mos mendo për veprimin e ardhshëm.

Kujto që është një puthje! Në vend që të analizosh çfarë ai/ajo do të bëjë më pas që ti të jesh i përgatitur, shijo momentin dhe mos dil jashtë tij.

#2.

Dëgjo çfarë goja po përpiqet të të thotë

Mënyra se si partneri yt po të puth, është mënyra se si ai/ajo do që të putheni. Prandaj, kryesisht në fillim të lidhjes, kushtojini vëmendje mënyrës se si të puth.

#3.

Mos ngecni vetëm tek buzët!

Ka shumë pjesë të tjera tek të cilat mund të filloni. Na lini t'jua prezantojmë; është qafa, veshët, faqet, hunda. Të gjitha pjesët e puthshme, përfaqësojnë arsye të ndryshme.

#4.

Mos shko kurrë nga niveli 0 i puthjes në 60.

Mos e bëni kurrë në rast se nuk merrni një sinjal nga partneri. Impulsiviteti i tepërt që arrin në nxitim, mund të shkaktojë situata të pakëndshme, prandaj veproni duke marrë parasysh gjuhën e trupit të personit tjetër.

#5.

Mos mendo për veprimin që do bësh pas puthjes.

Gjithsesi, ti as që ke ndërmend ta organizosh dollapit sipas ngjyrave të rrobave, kështu që shijoje!

#6.

Mund të luani me të, por deri në një masë të caktuar

Mund të bëni sikur po e refuzoni, apo e shmangni, por mos e kaloni masën. Ai/ajo mund të ofendohet dhe të mendojë që po e vini në lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat