Patatja, kura ideale që ju ndihmon të eliminoni pikat e zeza në lëkurë

Life style

Patatja, kura ideale që ju ndihmon të eliminoni pikat e zeza në lëkurë

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:03
Ilustrim

Ekspozimi i vazhdueshëm në diell pa vënë krem kundër diellit mund të shkaktojë shumë efekte negative në lëkurë. Ndër këto efekte negative mund të jetë edhe shfaqja e pikave të zeza

Fillimisht duhet ta dini se është e nevojshme ta hidratoni lëkurën gjithë kohën, e veçanërisht nëse jeni të ekspozuar në diell. Gjithashtu duhet të vendosni edhe krem kundër diellit sepse ju mbron nga rrezet e dëmshme UV.

Por, nëse i keni këto probleme të shkaktuara nga dielli, më poshtë keni disa truqe me patate që do t’ju ndihmojnë.

Kombinimet e patates:

Patate me lëng limoni

Fillimisht duhet të përgatisni lëngun e patates dhe pastaj ta përzieni me lëngun e një gjysme limoni. Përzieni të gjithë përbërësit dhe masën e përftuar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me ujë të vakët.

Patate dhe qepë

Për përgatitjen e kësaj maske duhet të përzieni lëngun e një patateje me gjysmë qepë. Produktin e fituar aplikojeni në zonën e prekur dhe lëreni të veprojë për 10 minuta, më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm.

Patate dhe karotë

Për këtë maskë duhet lëngu i një patateje dhe një karote. Masën e përftuar aplikojeni në zonën e prekur dhe lëreni të veprojë për 25 minuta para se ta pastroni me ujë të ftohtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat