Rrëfimi i burrit: Gruaja më tradhtoi me kolegun e punës në shtëpinë tonë dhe më pas unë... - Bota Sot
Rrëfimi i burrit: Gruaja më tradhtoi me kolegun e punës në shtëpinë tonë dhe më pas unë...

Life style

Rrëfimi i burrit: Gruaja më tradhtoi me kolegun e punës në shtëpinë tonë dhe më pas unë...

Nga: B.S Më: 24 korrik 2020 Në ora: 13:53
Ilustrim

Një burrë ka rrëfyer për The Sun se gruaja e tij e ka tradhtuar me kolegun e punës, në shtëpinë e tyre, derisa ka bërë seks me të në shtratin e punës, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kishin pasur një grindje dhe ajo i kishte kërkuar atij që të largohej nga shtëpia për disa ditë, e kur i kishte thënë të kthehej pas 4 ditësh, kishte pranuar tradhtinë, duke i thënë se nuk e do më atë dhe se ka ndjenja për kolegun.

Rrëfimi i saj i plotë:

Gruaja ime e ka pranuar se ka bërë seks me kolegun e punës, në shtratin tonë.

E dija që gjërat në mes nesh nuk ishin edhe aq mirë, por asnjëherë nuk e kam ëndërruar që ajo mund të më tradhtojë në këtë mënyrë.

Ne jemi në të tridhjetat dhe i kemi dy djem, njëri 7 vjet dhe tjetri 9.

Ajo më ka tërhequr vërejtjen që të mos shtoja peshë, sidomos kur punoja nga shtëpia.

Ajo më ushqente dhe unë i thash se ajo duhet të bëjë përpjekje që të më bëjë të dukem më atraktiv.

Ndoshta ishte gabim për atë kohë, por ashtu ndihesha në atë kohë.

Ne patëm një grindje të madhe dhe ajo më tha se ka nevojë të mendohet, derisa më tha të qëndroja tek nëna ime ose tek ndonjë shok.

Unë e pashë atë në një gjendje të frikshme të mërzitur me mua dhe nuk mund të rrija të diskutoja me të në sy të fëmijëve. I paketova gjërat dhe shkova tek nëna ime.

Unë qëndrova tek nëna për katër net. I shkrova mesazhe çdo ditë asaj duke e pyetur se si po ndihet dhe se kur më dëshironte në shtëpi. Ajo më shkroi natën e kaluar dhe më tha që të kthehem në shtëpi.

Kjo dukej shpresuese për mua dhe unë i bleva lule asaj, por mi përplasi në fytyrë.

Ajo më tha se është ngopur duke jetuar me mua dhe se është e afërt me një koleg të punës, i cili është i moshës sonë dhe beqar.

Ajo më tha se ai e bën të ndihet se ka më shumë për të dhënë, se sa të jetë nënë dhe të bëjë punë të shtëpisë. Ai ka qëndruar në shtëpinë tonë derisa unë nuk kam qenë dhe kanë bërë seks në dhomën tonë. Jam i thyer.

Ajo thotë se ka ndjenja për të dhe se më nuk më do mua.

Unë doja që ta lija këtë pas dhe të provojmë martesën tonë sikur nga fillimi, por ajo nuk po më dëgjon mua.

Përgjigja e psikologes:

Unë mendoj se ti duhet ta dëgjosh atë. Kjo gjendja ka kohë që është kështu dhe nuk duket që mund ta rregullosh aq shpejtë.

Të lësh punën dhe të merresh me fëmijët duket sikur një punë që nuk mbaron kurrë.

Sa merresh me shtëpinë dhe fëmijët ti?

Nuk mendoj se është arsyeja tek çështja që të dukesh më tërheqës. Thuaj asaj se je gati të ndryshosh.

Shpresoj që për shkak të fëmijëve, ajo të të jap një shans që të mund të ndryshoni për të mirë dhe të vazhdoni bashkë në të ardhmen./BS/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat