Këshilla për të parandaluar pickimet e bezdisshme të mushkonjave këtë verë

Life style

Këshilla për të parandaluar pickimet e bezdisshme të mushkonjave këtë verë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Në verë të gjithë kalojmë më shumë kohë jashtë, sidomos mbrëmjeve. Kjo na bën të ekspozuar ndaj pickimive të mushkonjave të cilat na shkaktojnë kruarje, bezdi, puçrra. Çfarë mund të bëjmë për t’i mbajtur sa më larg trupit tonë këto ‘zanzare të këqija’?

Përdorni vaj menteje

Vaji i mentes është po aq efikas sa spray-t në luftën kundër mushkonjave. Nëse vaji që ju keni është esencial, hollojeni në pak vaj ulliri për të evituar skuqjet e lëkurës. Gjithashtu mund ta kombinoni edhe me aroma të tjera, si limoni.

Mbani një ventilator afër

Nëse po hani darkë jashtë dhe mushkonjat nuk ju lënë rehat, mbani një ventilator afër. Mushkonjat janë fluturuese të këqija, kështu që helika e ventilatorit i dëbon ato.

Limon dhe eukalipt

Nëse po kërkoni një zgjidhje natyrale për t’u mbrojtur nga mushkonjat, studimet kanë zbuluar se përdorimi i eukaliptit ofron mbrojtje deri në 12 orë. Dhe kur kombinohet me limonin ai kthehet në një produkt që i zhduk mushkonjat. Vetëm sigurohuni që të mos e përdorni tek bebat e vegjël.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat