Sa herë në jetë do të përjetoni dashurinë e madhe? Këto tri shenja vetëm një herë - Bota Sot
Sa herë në jetë do të përjetoni dashurinë e madhe? Këto tri shenja vetëm një herë

Life style

Sa herë në jetë do të përjetoni dashurinë e madhe? Këto tri shenja vetëm një herë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Dashurive të mëdha, të cilat kanë përfunduar por të cilat lënë vraga të pashlyeshme, u nevojiten shumë vjet që të këndellen, mirëpo disa nuk këndellen fare…

Zodiaku me të madhe ndikon në mënyrën në të cilën i përjetoni emocionet dhe në fund zgjidhni partnerët, transmeton Telegrafi.

Dashi

Pjesëtarët e shenjës së dashit janë skeptikë kur është fjala për dashurinë. Përgjithësisht mund të dashurojnë tri herë në jetë. Shpesh te ta ish-partneri nuk është i kujdesshëm dhe nga kureshtja gjen dashuri të re.

Demi

Demi është shenjë e cila vërtet mund të dashurojë vetëm një herë. Kur Demi e dashuron personin, është i gatshëm të kalojë tërë jetën me të, pa dyshuar.

Binjakët

Binjakët kanë tri dashuri në jetë. Pjesëtarët e shenjës së Binjakëve kanë tendencë të kërkojnë dashurinë absolute deri në fund të jetës së tyre, pa marrë parasysh gjendjen e tyre aktuale emocionale. Më së shpeshti, dashuria vjen tri herë, ndërkaq Binjakët mendojnë që kanë gjetur personin e vërtetë – çdo herë.

Gaforrja

Gaforret mund të bien në rrjetën e dashurisë dy herë. Nëse janë të zhgënjyer në dashurinë e tyre të parë, ata kalojnë një periudhë të gjatë në kërkim të partnerit të ri, mirëpo kur më në fund e gjejnë – japin çdo gjë nga vetja.

Luani

Luanët dashurojnë vazhdimisht. Ata i përkushtohen çdo dashurie të re. Luanët janë pushtues dhe nuk frikësohen të tregojnë emocionet në lidhjen e re, madje edhe nëse ekziston rreziku që të jenë të tradhtuar apo të lënduar.

Virgjëresha

Virgjëreshat mund të dashurojnë vetëm dy herë në jetë. Ato janë shumë dyshuese dhe skeptike në dashuri. Dashurojnë më së shumti dy herë në jetë, sepse vështirë i lejojnë dikujt që tërësisht t’ua okupojë botën e tyre.

Peshorja

Peshorja është shenja e dytë pos Luanit, e cila vërtet mund të dashurojë çdo partner të ri. Madje edhe të vuajë. Peshorja ajo është e gatshme të fillojë lidhje të re me gjithë mend.

Akrepi

Akrepi vërtet dashuron vetëm një herë. Pjesëtarët e kësaj shenje mund të kenë shumë lidhje dhe aventura, mirëpo realisht vetëm një herë dashurojnë. Për Akrepin marrëdhënia nuk është vetëm fizike, por thellësisht emocionale. Pra, këta pjesëtarë shumë enigmatikë të zodiakut vështirë ndërtojnë marrëdhënie të reja.

Shigjetari

Shigjetarët janë të shkathët në dashuri dhe mund të dashurojnë katër herë në jetë, transmeton Telegrafi. Mirëpo që të qëndrojnë me dikë deri në fund, patjetër duhet të mësojnë të bëjnë kompromise.

Bricjapi

Bricjapët mund të dashurojnë dy herë në jetë, mirëpo me vështirësi të mëdha, sepse nuk e kanë të lehtë t’i shfaqin emocionet e tyre. Gjithashtu, për shkak të karakterit të tyre të fortë, ata janë personat të cilat ndërpresin lidhjen.

Ujori

Ujorët kanë tri dashuri në jetë, duke përfshirë edhe dashnoret dhe dashnorët me të cilët i tradhtojnë partnerët e tyre. Kanë tendencë të kërkojnë partnerin ideal – i cili është miku dhe dashnori më i mirë.

Peshqit

Peshqit mund të dashurojnë realisht vetëm një person gjatë gjithë jetës së tyre. Kur njohin shpirtin binjak, hedhin spirancën dhe nuk lëshojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat