Shoqja e gruas sime kërkon që të bëj seks me mua? Ajo më provokon çdo herë dhe  tani......

Life style

Shoqja e gruas sime kërkon që të bëj seks me mua? Ajo më provokon çdo herë dhe  tani......

Nga: D.B. Më: 10 gusht 2020 Në ora: 14:45
Foto Ilustrim

Një 35 vjeçar ka rrëfyer për “The Sun” shoqja e gruas së tij, dëshiron të bëjë seks me të. Sipas tij ajo madje e ka provokuar disa herë duke i dërguar edhe fotografi seksi në telefon, transmeton “Bota sot”.

E dashura Deidre:

Kemi më shumë se gjashtë vjet që jemi miq me shoqen e gruas dhe me burrin e saj. Bile, shoqja e gruas ishte shoqëruese e nuses në dasmën tonë. Prandaj, jemi disi si familje. Unë kam 35 vjet, kurse gruaja ime dhe shoqja e saj nga 31 vjeç.

Me shoqen e gruas kemi biseduar pa dorëza për shumë gjëra, madje edhe për seks dhe pozicionet. Por, deri më tani, çdo gjë ka qenë në mënyrë shoqërore. Ditë më parë, shoqja e gruas erdhi që të qëndronte te ne disa ditë, meqë burri i saj kishte shkuar për të punuar diku larg. Gruaja ime është shumë e lodhur duke u përkujdesur për djalin tonë, kështu që, një natë, ajo shkoi për të fjetur më herët, derisa unë dhe shoqja e saj mbetëm vetëm. Pimë më shumë sesa rëndom. Asaj sikur iu morën mendtë, por në fakt mi tregoi gjinjtë e saj.

Më tha se gjithmonë më kishte konsideruar të bukur. Biseda shumë shpejt u nxeh. Kërkoi që të ulesha më afër saj në kauç. E dija se që të dy donim të ndodhte diçka midis nesh. Tentova ta ndërroja temën, kështu që u çova dhe bëra dy kafe për ne. Më pas ramë dhe fjetëm, por u zgjova tepër herët dhe nuk mund të qetësohem meqë shoh se ku dëshiron të shkojmë shoqja e gruas sime. Por edhe mua do të më pëlqente ta provoja njëherë me të.

Përgjigjja e Deidres:

Molla e ndaluar është gjithnjë më e ëmbël. Kujdes nga lojërat e tilla, meqë ato mund të bëhen tepër serioze dhe me pasoja. Ruaju edhe nga alkooli në situata të tilla, meqë arsyetimi se keni qenë të dehur dhe keni bërë çka keni bërë, nuk do të pranohet nga askush.

Duhet të jesh i lumtur që nuk ndodhi asgjë midis jush atë natë. Në të ardhmen evito që të qëndrosh i vetëm me shoqen e gruas. Nuk ia vlen ta rrezikosh familjen për pak çaste të epshit shtazarak. Ti thua që gruaja jote lodhet duke u përkujdesur për djalin tuaj. “Djalin tuaj”, d.m.th edhe ti duhet të ndihmosh në këtë drejtim. Dhe mos bini pre e një epshi seksual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat