T’u thuash “po” të tjerëve, shpesh të bën t’i thuash “jo” vetes

Life style

T’u thuash “po” të tjerëve, shpesh të bën t’i thuash “jo” vetes

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:45

Sa herë keni bërë diçka që nuk dëshironi, vetëm për shkak të frikës nga mendimi i të tjerëve? Të qenit bashkëpunues, duke ndihmuar herë pas here ose duke bërë një favor është pozitiv, për sa kohë që ju vijnë në mënyrë spontane dhe ndjeheni mirë.

Nëse kurrë nuk e vë në praktikë fjalën “sot për ju dhe nesër për mua”, marrëdhëniet shoqërore do të përkeqësoheshin shumë; pasi si gjithmonë në jetë, bilanci është thelbësor dhe çdo gjë ka një kufi. Problemi është që, nganjëherë, ekzagjerohet dhe përfundojmë duke thënë “po” për çdo gjë që të tjerët kërkojnë prej jush, ata propozojnë ose madje ju imponojnë. Ky është pikërisht momenti kur humbisni vetveten, pasi i lini mënjanë dëshirat dhe kriteret tuaja personale. Në realitet, kjo sjellje ndodh për shkak të frikës nga refuzimi, mungesa e miratimit ose pëlqimit nga të tjerët.

Këmbëngulja të bën të respektohesh

Natyrisht, të qenit i mirëpritur dhe jo i refuzuar është një gjë e dëshirueshme dhe e kënaqshme. Prandaj aprovimi ka një lloj avantazhi evolucionar që ka mbetur i regjistruar brenda nesh dhe që na bën të veprojmë në një mënyrë që sot nuk është më e dobishme për ne. Për ta çliruar veten nga ky qëndrim, ne duhet të praktikojmë këmbënguljen.

Këmbëngulja është aftësia për të shprehur të drejtat, mendimet dhe dëshirat tona në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshme, pa ndikuar në të drejtat e të tjerëve. Të mësosh të thuash ‘jo’ është thelbësore për të mos munguar respekti për veten. Është e vërtetë se, në kohë të caktuara mund të jetë e vështirë për t’i thënë “jo” dikujt që na kërkon diçka, por kjo për shkak të idesë absurde që duam t’i kënaqim vazhdimisht të gjithë. Ky është një koncept idealist, sepse është e pamundur t’i kënaqësh të gjithë dhe është diçka për të cilën as ne nuk kemi nevojë.

Nëse dikush zemërohet me ju, sepse i thatë jo, problemi është i tij dhe jo jauji, ju vetëm keni ndjekur kriteret tuaja. Gjithashtu, ashtu si ju keni të drejtë për të thënë jo, personi tjetër ka të drejtë të zemërohet dhe ju duhet ta pranoni atë.

Duhet të jeni të guximshëm

Është mirë që të jeni të guximshëm dhe të thoni se çfarë mendoni apo ndjeni, përndryshe kupa juaj do të mbushet dhe ju do të bëheni agresivë me të tjerët, gjë që do t’i bëjë të tjerët të largohen nga ju. Ju do të keni aq shumë frikë nga refuzimi, saqë do të përfundoni me marrjen e tij. Në psikologji, ka teknika të sigurta që nëse praktikohen për një kohë të mjaftueshme, do të integrohen në sjelljen tuaj të zakonshme dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë me veten dhe të tjerët.

Një nga teknikat e përdorura për të mësuar të thotë “jo” është disku i mbyllur. Ai konsiston në përsëritjen e asaj që mendon, pa lënë veten të largohet nga manipulimi verbal i bashkëbiseduesit.

Për shembull, nëse nuk doni t’ia jepni makinën tuaj një miku, i cili ua ka kërkuar, duhet të jeni këmbëngulës t’i tregoni atij se ju vjen keq dhe e kuptoni se ai ka nevojë për automjetin, por ju nuk keni ndërmend t’ia jepni as atij dhe as askujt tjetër. Ajo çfarë mund të bëni është të ofroni alternativa dhe të bashkëpunoni me kërkesën tuaj. Është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë me një gjuhë koherente jo-verbale: duhet të jeni të sigurt në vetvete, të drejtpërdrejtë, të qartë dhe ta shikoni tjetrin në sy, sepse nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Refuzimi i tij nuk do t’ju vrasë.

Personi tjetër do të përpiqet t’ju japë arsyet pse i duhet aq shumë makina dhe t’ju bindë se ai do të jetë i kujdesshëm. Megjithatë, nuk duhet të heqësh dorë nëse nuk dëshironi t’ia jepni. Në fund, pasi ta keni përsëritur idenë tuaj për një kohë të gjatë, bashkëbiseduesi do të lodhet dhe nuk do të këmbëngulë. Ndoshta tani po mendon, “Por a nuk është kjo sjellje shumë egoiste?” Përgjigjja është jo. Ju nuk keni pse t’i ngatërroni gjërat: ndihma dhe bashkëpunimi është e mirë, por humbja e lirisë suaj nuk është.

Që nga mosha e hershme, na mësuan se ne duhet t’u pëlqejmë të tjerëve me pothuajse çdo çmim dhe se duhet të themi po, edhe nëse në realitet do të dëshironim të thoshim jo, sepse përndryshe “kush e di se çfarë do të mendojnë të tjerët…”. 

Duhet të jeni të qartë se ajo që të tjerët besojnë janë vetëm mendime, jo aksioma. Siç kemi thënë më parë, gjithkush është i lirë të mendojë atë që dëshiron dhe ne nuk kemi fuqinë për ta kontrolluar atë. Duhet të pranojmë se “jo” jonë mund të ketë pasoja: është çmimi për lirinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat