Koleksioni për tinejxherë i Marc Jacobs

Life style

Koleksioni për tinejxherë i Marc Jacobs

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 15:47
Koleksioni Jacobs

Dizajneri i famshëm amerikan, Marc Jacobs, e ka prezantuar koleksionin e ri ‘teen’ të quajtur “Heaven”.

Duke vlerësuar nga ky koleksion, kuptohet se këtë vit në modë do të jenë xhupat shumëngjyrësh, kombinimet me shtresa dhe këpucët me shtresë të lartë.

Njëherësh në modë do të jetë edhe spektri i gjerë i ngjyrave. Po ashtu, të gjitha veshmbathjet janë komode dhe nuk kanë gjini të përcaktuar.

Koleksioni “Heaven” sjell kombinime argëtuese dhe eklektike, të cilat janë të frymëzuara nga vitet e nëntëdhjeta.

Për më shumë, dizajneri që veçohet për stilin ‘grunge’ ka hyrë në botën e modës në fillim të viteve të nëntëdhjeta, ndërsa tash është ndër dizajnerët më me ndikim në botën e modës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat