Pini kafenë para se të shkoni në palestër?

Life style

Pini kafenë para se të shkoni në palestër?

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Kafeja e mëngjesit për shumicën është ritual i përditshëm. Edhe për ata të cilët ushtrojnë rregullisht, pirja e kafesë para stërvitjes nuk është rast i rrallë

Shumica thonë që ajo u jep nxitje shtesë kur nisen për në palestër.

Rezultatet e disa hulumtimeve kanë treguar që kafeja mund të përmirësojnë efektin e ushtrimeve. Konsumimi i sasisë së caktuar të kafesë kontrollon prodhimin e radikaleve të lira.

Prandaj, kafeja na bën më aktivë dhe më pak të lodhur, gjë që për pasojë ka efikasitet më të lartë të ushtrimeve.

Pirja e kafesë përmirëson performancën te ushtrimet e qëndrueshmërisë, gjë që ka të bëjë me sportet ekipore.

Mirëpo, shumë media profesionale, të cilat janë marrë me këtë temë, janë të mendimit që efekti i kafesë në sportet dhe ushtrimet e intensitetit të lartë zgjat shkurtë, si edhe ende nuk është studiuar deri në fund.

Veprimi i kafeinës në organizmin e njeriut fillon 25 deri 30 minuta pas konsumimit.

Para fillimit të ushtrimeve më së miri është të konsumoni kafenë pa sheqer. Ata të cilët e duan kafenë të ëmbël, do të duhej ta ëmbëlsonin me stevia në vend të sheqerit.

Njësoj vlen edhe për qumështin, andaj në vend të qumështit standard të lopës, do të duhej zgjedhur atë me më pak yndyrë – qumësht bademi apo qumësht orizi.

Kështu shmanget futja e panevojshme e “kalorive të zbrazëta”, të cilat nuk përmbajnë kurrfarë materie ushqyese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat