Këshilla për të virgjërat që duan të bëjnë seks së shpejti! - Bota Sot
Këshilla për të virgjërat që duan të bëjnë seks së shpejti!

Life style

Këshilla për të virgjërat që duan të bëjnë seks së shpejti!

Nga: D.B. Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:49
Foto Ilustrim

Siguria së pari

Nuk ka ndonjë gjë si seks plotësisht i sigurt, mirëpo padyshim që mund t’i shmangni rreziqet e ndryshme.

Prandaj, sigurohuni që ai do të vë kondom, sepse kjo është forma më e mirë për zvogëlimin e rreziqeve të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Mos shpresoni shumë…

Nëse mendoni se seksi do të jetë i mahnitshëm, atëherë mendoni prapë…

Në përgjithësi, seksi përmirësohet me kohën, prandaj mos u ndjeni nën presion në natën e parë, pasi që do të jetë vetëm një nga shumë netët me seks.

Merrni frymë thellë

Seksi për herë të parë mund të jetë i tensionuar dhe shpeshherë me dhimbje. Frymëmarrjet e thella dhe të gjata do t’ju ndihmojnë të relaksoheni.

Shijojeni paralojën

Çdo gjë që ndodh para marrëdhënies, si puthja, prekja, seksi oral etj., është pjesë e përvojës seksuale dhe nuk është gjithçka rreth penetrimit.

Flisni

Tregoni atij çfarë po ju bën të ndjeni më shumë kënaqësi dhe çfarë jo.

Mos pritni të keni orgazëm

Padyshim që është mirë nëse përjetoni orgazëm, por shumica e femrave nuk përjetojnë orgazëm herët e para me një djalosh të ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat