Shprehitë që i mbyllin poret në fytyrën tuaj dhe që duhet shmangur

Life style

Shprehitë që i mbyllin poret në fytyrën tuaj dhe që duhet shmangur

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:03
Foto Ilustrim

Poret janë zakonisht të padukshme në lëkurë, mirëpo nëse filloni t’i shihni, do të thotë se papastërtitë që ndodhen në to, i kanë bërë të dukshme.

Për këtë arsye duhet të shmangni të gjitha veprimet që mund t’i bllokojnë poret tuaja dhe të cilat janë pengesë për lëkurë të shëndetshme dhe të ndritshme.

Edhe pse është e pamundur që të zvogëlohen poret përgjithmonë, disa produkte për kujdes ndaj lëkurës, mund t’i bëjnë ato më të vogla.

Mënyra më e mirë që poret tuaja të duken më mirë është përdorimi i retinoideve gjatë natës. Shmangia e këtyre produkteve, do t’i bëjë keq lëkurës suaj duke i zgjeruar poret.

Më poshtë jua sjellim disa shprehi që duhet t’i shmangni në mënyrë që pore tuaja të mos mbyllen dhe zgjerohen:

Mbajeni telefonin larg fytyrës

Mbrojeni lëkurën nga ekspozimi në diell (duke përdorur kremra mbrojtës).

Pastrojini brushat dhe sfungjerët për makijazh, dhe gjësendet tjera.

Mos përdorni produkte për lëkurë që përmbajnë vajra.

Shmangni makijazhin e papërshkueshëm nga uji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat