Mësoni të bëni drejt pompat – sipas këshillës së trajnerëve profesionistë

Life style

Mësoni të bëni drejt pompat – sipas këshillës së trajnerëve profesionistë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 10:33
Ilustrim

Me siguri do të pajtoheni me ne që shumica nesh më së shumti frikësohemi pikërisht nga ky ushtrim, si edhe që përfundimisht e radhisim në kategorinë e ushtrimeve të vështira

Aq më parë kur është fjala për pompën mashkullore, por jo për variantin femëror i cili është mjaft i angazhuar, sepse është zvogëluar ngarkesa me atë që është mbështetje në gjunjë, jo në gishta të këmbëve si edhe në fazën fillestare të opsionit të përmendur.

Gjithashtu është interesante që edhe përvoja e trajnerëve profesionistë është e njëjtë – shumica e tyre thekson që stërvitësit më së shumti probleme kanë pikërisht me këtë ushtrim.

Me çfarë lehtësie e bëni pompën,dhe a e bëni drejt, në rend të parë,varet nga forma juaj, d.m.th. nga forca, dhe tjetra sa jeni të mësuar në shpërndarjen e forcës gjatë praktikimit të pompës.

Për të arritur këtë, më së miri është të zbërtheni pompën në disa segmente dhe secilin segment ta ushtroni veç e veç.

E para, pozicioni fillestar për ekzekutimin e pompës është qëndrueshmëria – ushtrim shumë i rëndësishëm statik i cili angazhon gjithë trupin: mbështetja është në gishta të këmbëve dhe në shuplaka, stomaku është i tendosur, vithet dhe shpina nuk bën të lëvizen, por duhet mbajtur linjën drejt të trupit.

Prandaj trajnerët profesionistë më parë këshillojnë që të ushtrohet ekzekutimi i drejtë i lëvizjes në kohëzgjatje prej 30 sekondash, sepse kjo do të ndikojë që pesha në mënyrë të drejtë të shpërndahet edhe gjatë ekzekutimit të pompës, – dhe arrihet stabiliteti në balancimin e gjithë trupit, i cili te pompa gjithsesi është i rëndësishëm.

Pastaj nën gjoks vendosni lartësimin i cili do t’ju jetë kufiri deri te i cili lëshoni gjoksin – është kyç që gjithë kohës trupi të mos dalë nga ekuilibri – pozita sikur te lëvizja.

Merrni frymë, pastaj nxirreni frymën dhe filloni të lëshoni gjoksin poshtë ashtu që bërrylat t’i hapni anash. Koka, shpina dhe vithet gjithë kohës janë drejt, ndërkaq muskujt e stomakut të tendosur – përsërisim edhe njëherë sikur te shtytja.

Forcën e arrini me ndihmën e muskujve të abdomenit dhe e hidhni në pjesët e përparme të trupit gjatë lëshimit. Pra, kur lëshoheni nxirreni frymën. Kjo është një përsëritje. Përpiquni që t’i bëni 10 përsëritje.

Ashtu siç ju bëhet ekzekutimi i pompave më i lehtë, po ashtu zvogëloni lartësinë e kufirit deri te i cili lëshoheni, gjithnjë derisa të mundeni krejtësisht deri në dysheme.

Me angazhimin e këtillë gradual shanset janë dukshëm më të mëdha që do të mësoni ta bëni pompën drejt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat