Shenjat që tregojnë se martesa juaj do të zgjasë deri në fund të jetës

Life style

Shenjat që tregojnë se martesa juaj do të zgjasë deri në fund të jetës

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 18:08
Foto Ilustrim

Asnjëhere nuk duhet të krahasojme raportin me partneren me raportin e dikujt tjeter sepse të gjitha marrdhëniet janë të ndryshme.

Edhe çiftet më të lumtur mund të kenë periudhat e tyre më të këqija.
Ja tre shenjat që ju tregojnë që keni një martesë të shëndetshme.

1- Jo gjithmonë i thua më fal bashkëshortit

Sigurisht të thuash më fal për gabimet që bën nuk është absolutisht gabim por kjo bëhet disi e lodhshme kur edhe për gjërat më të vogla duhet të kërkoni falje. Normalisht ai ju kupton dhe nuk është nevoja që të kërkoni falje për gjërat më të vogla pasi dhe partneri është i vetdijshëm për dëmin që është bërë. Ju duhet të silleni lirshëm dhe natyrshëm.

2- Duhet t’i shprehni njëri-tjetrit ndjenjat, sidomos ato negativet

Është mirë kur ti ke një shpatull ku të mbështetesh dhe të kupton, madje dhe në ditët më të errëta. E mira është që situatat që ju mërzisin gjatë ditës tja tregoni partnerit sepse kështu do të ndiheni më të lehtësuara

3- Ju keni një balancë emocionesh

Natyrisht që jetën duhet ta marrim ashtu si vjen por e mira në një marrdhënie është që të kemi nje balancim të emocioneve. Gjithkush kalon disa ditë të vështira, të lodhshme, të ngarkuara. Por këto ngelen jashtë derës së shtëpisë. Me të hyrë brenda është një atmosferë tjetër. Në fund të fundit ku ka më mirë se një buzëqeshje e ngrohtë që ju pret në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat