Arsyet pse gratë mund të humbasin dëshirat seksuale

Life style

Arsyet pse gratë mund të humbasin dëshirat seksuale

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Vjen një moment që mendoni: “pse nuk dua të bëj më seks?”

Sipas psikologut amerikan Ramani Durvasula, ekzistenca e një ‘zbatice seksuale’ në një lidhje apo martesë është normale.

Faktorë si stresi, koha dhe fëmijët mund të dëmtojnë seriozisht dëshirën tuaj seksuale. Por nuk duhet të hiqni dorë përgjithmonë nga jeta seksuale.

“Është e rëndësishme ta parandalosh këtë”-thotë Durvasula. Këtu janë disa nga arsyet më të zakonshme pse gratë humbin nxitjet seksuale, plus çfarë duhet të bëjnë në lidhje me këtë.

Përdorimi i kontraceptivëve

Për shkak se ka hormone në pilulën e kontraceptivëve, reagimi mund të ndryshojë nga një grua në tjetrën, në varësi të kimisë së trupit dhe të përzierjes së hormoneve në pilulë. Nëse vini re që dëshira seksuale ndryshon pas përdorimit të pilulave, bisedoni me mjekun.

Je një mama e re

Kur bëhesh nënë, mund të bëhesh e ashpër në jetën seksuale. ” Jeni të lodhura, të stresuara dhe mund të mos ndiheni më seksi”, thotë Durvasula. “A është kjo një formulë për të gjitha? Jo. Por për shumë gra është e vërtetë ”.

“Askush nuk ju thotë këtë kur jeni adoleshent ose rreth të njëzetave, por seksi është krejt ndryshe pasi të keni fëmijë”, thotë Juliet M, 29-vjeçare. “Kryesisht sepse jam gjithmonë e lodhur dhe gjëja e fundit që dua të bëj është të zhvishem, t’i tregojë burrit tim trupin pas shtatzënisë dhe të bëj seks. Mos më keqkupto, unë e dua atë dhe e dua jetën tonë së bashku. Thjesht ndjehem e dobët,dhe gjithashtu preferoj të fle kur fëmijët flenë sesa të qëndrojnë zgjuar dhe të bëj seks “.

Të jesh nënë do të thotë të kujdesesh vazhdimisht për nevojat dhe kërkesat e të tjerëve dhe në një moment, seksi mund të ndihet thjesht si një kërkesë tjetër. Provoni të flisni me partnerin tuaj për presionet me të cilat po përballeni dhe jini të hapur se si po ndikon në jetën tuaj seksuale. Pastaj, shikoni nëse mund të ndihmojë me ndonjë nga përgjegjësitë me të cilat merreni rregullisht, thotë Durvasula. Kjo mund të ndihmojë në rilindjen e ndjenjave seksuale.

Imazhi i trupit

Ajo çështje e imazhit të trupit që përmendi Juliet më sipër është e vërtetë. “Nëse ndiheni mirë me veten dhe vlerësoni trupin tuaj, ka më shumë të ngjarë të jeni të hapura ndaj aktiviteteve seksuale”, thotë Janet Brito, PhD, një psikologe klinike dhe seksologe në Honolulu.

Stresi

Stresi po bëhet “normalja e re” për njerëzit. Dhe, për fat të keq, kjo mund të ketë një efekt të drejtpërdrejtë në jetën tuaj seksuale. Psikologu thotë se duhet të përpiqeni të gjeni kohën dhe të relaksoheni përmes seksit. Paraprakisht bëni gati vaskën, me shkumë, të rrethuar me qirinj, ose vishni ndonjë të brendshme të mëndafshtë – e gjithë kjo mund t’ju ndihmojë. “Seksi është me të vërtetë një pjesë thelbësore e një marrëdhënieje,” thotë si.

Konflikti në një marrëdhënie

“Disa njerëz nuk do të jenë të interesuar të bëjnë seks pas një sherri, ndërsa të tjerët do të përdorin seksin për të riparuar këputjen”. E vërteta është, pavarësisht nëse konflikti ju bën të doni ose jo, duhet të merreni me rrënjën e problemeve tuaja nëse doni që marrëdhënia të vazhdojë afatgjate.

Shtatzënia

“Një ndryshim në nivelet e hormoneve dhe ndryshimet e trupit që ndodhin gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në epsh”. Disa gra vërejnë një nxitje më të lartë seksuale gjatë shtatzënisë, ndërsa të tjera vërejnë një rënie. Por nëse një rënie e dëshirës tuaj po ndërhyn në lumturinë ose marrëdhënien tuaj, diskutoni çdo shqetësim me mjekun dhe partnerin.

Ankthi

Mirësevini në jetën moderne! Nëse jeni ndjerë e shqetësuar kohët e fundit, është krejt normale që jeta juaj seksuale të vështirësohet. Meditimet dhe teknikat e relaksimit mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të rrisni vetëdijen e trupit tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat