Mbushja me përbërje bakri mbyll qeskat ose rrathët e zinj poshtë syve

Life style

Mbushja me përbërje bakri mbyll qeskat ose rrathët e zinj poshtë syve

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 15:33
Foto Ilustrim

Karakteristikat tona fizike janë pasqyrim i karakteristikave tona gjenetike. Gjenet tona paracaktojnë nëse plakja jonë do të jetë e hershme apo e vonë, kur do të rrudhet lëkura jonë apo nëse do të formohen qeskat apo të nxirat poshtë syve. Megjithëse gjenet janë faktor i rëndësishëm, ne kërkojmë zgjidhje mjekësore dhe kozmetike kundra rezultateve të padëshiruara si qeskat dhe rrathët e zinj poshtë syve…

Femrat shqetësohen shumë prej rrathëve të zinj poshtë syrit dhe mundohen t’i mbyllin ato me anë të produkteve të ndryshme kozmetike. Tashmë, rrathët e zinj poshtë syve mund të mbyllen me anë të një materiali mbushës që përmban bakër që krijon një ton të ngjyrës jeshile.

Me kalimin e kohës qeskat e formuara poshtë syve bëhen shkak për formimin e rrathëve të zinj. Një material mbushës i ri, i prodhuar veçanërisht për këtë zonë, injektohet në formën e një shiriti të hollë në vijën që formohet poshtë qeskave dhe duke eliminuar vijën ndërmjet qeskave të syrit dhe faqeve bën të mundur pakësimin e rrathëve të zinj.

Prof. Dr. Ferit Demirkan specialist i Kirurgjisë Estetike, Rikonstruktive dhe Plastike pranë Spitalit “Acıbadem Fulya” thekson se ky material ka përmbajtje acidi hiarulonik, i cili gjendet në mënyrë natyrale në trupin e njeriut dhe ka një efekt që zgjat rreth 1.5 vjet.

Prof. Dr. Ferit Demirkan duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me këtë produkt, i cili eliminon rrathët e zinj poshtë syve, na jep këto informacione:

Si ndikon ky material i ri mbushës në eliminimin e rrathëve të zinj poshtë syrit?

Ky produkt përmban acid hiarulonik i cili gjendet në mënyrë natyrale në trupin e njeriut. Struktura molekulare është zhvilluar vetëm për aplikimin në zonën poshtë syve. Në përbërje të këtij produkti ka një sasi bakri. Shkëlqimi ngjyrë jeshil i bakrit duke u bashkuar me rrathët e zinj neutralizon ngjyrën e errët që formohet poshtë syve. Në makijazhet profesionale që prodhohen për skenë përdoret një metodë e ngjashme neutralizimi ngjyrash. Njihet si “Materiali mbushës ndriçues i zonës poshtë syve”. Por unë mendoj se kjo metodë është një alternativë nga e cila kanë përfitim të vërtetë pacientet rreth moshës 40 vjeç, tek të cilat janë shfaqur lëshime të kapakut të poshtëm të syve dhe të pjesës së mesme të fytyrës.

Çfarë mund të bëhet kundra shenjave të plakjes rreth syve?

Mund të them se shenjat e para të plakjes shfaqen përreth syve. Vetullat kanë pak rënie, kapaku i sipërm i syrit varet dhe në kapakun e poshtëm fillojnë të formohen qeska. Përveç formimit të qeskave të kapakut të poshtëm të syrit, fillon dhe varja e pjesës së faqeve dhe vija e formuar ndërmjet tyre bëhet më e dukshme. Më përpara kur kryenim operacionet e kapakut të poshtëm të syrit, ne mund të eliminonim vetëm qeskat. Në ditët e sotme mendojmë se duhet të bëjmë edhe ngritjen e pjesës së mesme të fytyrës. Me anë të endoskopit duke hyrë nga pjesa e ballit ose nga kapaku i syrit ne bëjmë ngritjen e pjesës së mesme të fytyrës. Në rast të kundërt, nëse trajtojmë vetëm kapakun e poshtëm, vija poshtë qeskave nuk trajtohet, kështu që zgjidhja më e drejtë është që bashkë me trajtimin e kapakut të poshtëm, të bëhet edhe ngritja e pjesës së mesme të fytyrës. Ka dy gjëra të cilat na tregojnë të plakur prej së largu, dy janë shenjat e plakjes: e para dhjamosja dhe varja gushës, tjetra formimi i qeskave të kapakëve të poshtëm të syrit në pamjen në profil.

Si bëhet aplikimi i këtij produkti për maskimin e qeskave të kapakut të poshtëm të syrit? Aplikimi i vetëm këtij produkti  jep suksesin e dëshiruar apo është e nevojshme edhe ndërhyrja kirurgjikale?

Produkti aplikohet me anë të një gjilpëre në formë shiriti ose pika-pika në zonën ndërmjet qeskave të kapakut të syrit dhe faqeve. Pasi bëhet aplikimi i materialit mbushës, në zonën ku është bërë aplikimi me anë të një produkti masazhi roll–on bëhet masazh dhe eliminohen parregullsitë e mbushjes. Ndërkohë, meqenëse lëkura e kapakut të poshtëm të syrit është shumë e hollë ngjyra e materialit mbushës zbardh nxirjen ekzistuese. Aplikimi i materialit mbushës nuk zhduk qeskat poshtë syve, por mbushja e vijës së formuar ndërmjet kapakut të syrit dhe faqes krijon një iluzion optik. Sigurisht që në rastet e avancuara ne nuk zgjedhim këtë metodë dhe pacientëve tanë u rekomandojmë operacionin. Grupi më i përshtatshëm i pacientëve janë ata në moshën 35-45 vjeçare. Ne ju rekomandojmë këtë metodë pacientëve, të cilët nuk kanë kohë për një operacion të kapakut të poshtëm të syrit dhe pjesës së mesit të fytyrës apo që kanë frikë prej operacionit. Pacientët në moshën 50 vjeç duhet t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të madhësisë së qeskave dhe operacioni për ngritje të fytyrës bëhet i pashmangshëm.

A rinohesh me anë të kësaj procedure rreth syrit apo duhet ndonjë procedurë shtesë?

Në fakt, me anë të aplikimit të materialit mbushës ndriçues në kapakut e poshtëm zgjidhet pjesa më e vështirë e punës. Rënia e vetullës dhe rrudhat e vogla përreth kanë gjetur zgjidhje me rezultate shumë të mira me aplikimin e toksinës së botiliumit (botoksit). Kombinimi i aplikimit të materialit mbushës dhe toksinës siguron një pamje më të balancuar përreth syrit.

Sa mund t’i rinojë femrat heqja me operacion e qeskave poshtë syrit?

Nëse pacienti nuk ka rënie të theksuar të kapakut të sipërm të syrit, me anë të aplikimit të materialit mbushës dhe toksinës pacienti mund të arrijë një pamje si të ishte 30 vjeç. Ndonjëherë është e nevojshme të mbështetet edhe me mbushjen e faqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat