Ky “dush detox” është mënyra më relaksuese për të përmirësuar shëndetin tuaj!

Life style

Ky “dush detox” është mënyra më relaksuese për të përmirësuar shëndetin tuaj!

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 12:12
Ilustrim

Fillimi i ditës me një lëng detoxi është tashmë një zakon i zakonshëm për shumë njerëz, pasi këto receta përfshijnë ushqime që ndihmojnë trupin tonë të eliminojnë toksinat dhe gjithashtu na japin përfitime të mëdha shëndetësore.

Megjithatë, të ngrënit nuk është e vetmja mënyrë për të larguar helmet nga trupi ynë.

A keni lexuar ndonjëherë etiketat e disa prej produkteve të lëkurës? Shumica e tyre përmbajnë edhe përbërës që janë të konsumueshëm. Kjo është për shkak të faktit se shumë prej këtyre përbërësve janë të mirë për trupin, dhe prandaj futen në këtë produkte me qëllim që të përfitoj organi më i madh i trupit tonë, lëkura.

Një shembull i ushqimit me këto karakteristika është spirulina, një algë që është e pasur me ushqyes të ndryshëm që ndihmon shëndetin e zemrës, muskujve dhe sistemit imunitar.

Spirulina gjithashtu mund të përdoret në një banjë detoxi, e cila pastron, ushqen, rivitalizon dhe zbut lëkurën tuaj, trajton aknet dhe zbut njollat.

Dhe, në qoftë se vendosni të lani flokët me të, do ti bëni ato më të forta dhe do ti ndihmoni që të rriten më shpejtë.

E kombinuar me kripën e njohur me emrin Epsom ky  dush promovon relaksim të thellë nga i cili përfiton i gjithë trupi ynë.

Ja çfarë duhet të  bëni:

Gjysmë filxhan pluhur spirulinë

1 kavanoz me ujë të ngrohtë;

Gjysmë filxhani kripë Epsom;

5 pika vaj esenciale nenexhik.

Për të bërë dush detox  thjesht përzieni të gjithë përbërësit dhe shtoni ato në vaskën me ujë të ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat