Si t’i hiqni qimet e rritura përbrenda?

Life style

Si t’i hiqni qimet e rritura përbrenda?

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 13:45
Foto Ilustrim

Disa këshilla se si ta shëroni lëkurën tuaj nga qimet e rritura  përbrenda.

Të gjithë femrat pajtohen se një nga gjërat më irrrituese janë qimet e rritura përbrenda,

Nëse doni t’i hiqni, gjithçka që ju duhet të bëni është t’i ndiqni këto këshilla

Image

Shmangi të brendshmet e komplikuara

Të brendshmet që vishni kanë shumë rëndësi kur bëhet fjalë për qimet e rritura përbrenda. Ato mund të irritojnë lëkurën dhe ti shtypin më thellë në lëkurë qimet. Të brendshmet e pambukut janë më të përshtatshmet.

Mos vishni pantallona të ngushta

Pantallonat e ngushta ose getet do të ndikojnë që qimet të shtypen në lëkurë dhe kjo veçse do e bëjë infeksionin më të keq sesa që është.

Nëse ka dalë në sipërfaqe, hiqe me piskatore

 Në momentin që një qime e rritur nga brenda del në sipërfaqe, ju duhet ta hiqni sepse do të hiqni edhe infeksionin e mundshëm nga lëkura juaj

Kurrë mos provoni t’i shtrydhni

Qimet nuk duhet të shtrydhen që të hiqen, sado tunduese që mund të jetë kjo për juve. Kjo mund vetëm ta përkeqësoj infeksionin dhe ta përhapi atë.

Rruani në drejtimin e kundërt të rritjes

Kjo gjithashtu edhe parandalon rritjen e brendshme të qimeve, por edhe në rast se iu ka ndodhur, kjo do iu ndihmoj që t’i hiqni më mirë.

Fërkoni lëkurën tuaj mirë

Lëkura e vdekur bllokon poret, duke krijuar rrethanat perfekte që  qimet të rriten nga brenda. Vajrat gjithashtu mund të ndihmojnë në pastrim të lëkurës së vdekur

Shmangni deodorantin

Përdorimi i deodorantit në zona të infektuara si shkak i qimeve të rritura nga brenda do të përkeqësoj infektimin e lëkurës tuaj.

Përdoni metoda tjera depilimi

Nëse rruajtja po ju shkakton qimet të rriten nga brenda, provoni metoda tjera më të përshtatshme, si p.sh. depilimi me dyllë të nxehtë ose me laser. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat