12 gjërat që bëjnë njerëzit e sigurt në veten e tyre

Life style

12 gjërat që bëjnë njerëzit e sigurt në veten e tyre

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Të jesh i sigurtë për veten nuk do të thotë të jesh arrogant ose vazhdimisht në kërkim të vëmendjes: siguri të vërtetë ka ai që nuk maskon dobësitë e brendshme. Kjo është një arritje, që mund të sjellë shumë përfitime për jetën tonë.

Besimi në vete është përbërës kryesor i suksesit. Nëse nuk i besojmë potencialit tonë, jemi të detyruar të dështojmë edhe para se të fillojmë.

ÇFARË E BËN NJË PERSON TË SIGURT PËR VETEN?

A e keni menduar ndonjëherë? Është një çështje e gjenetikës? Fat i mirë? Jo: janë përvojat. Një person është më i sigurt se një tjetër, sepse ai ka kaluar një sërë përvojash që kanë formuar rrugën e tij për të parë botën, për të perceptuar veten dhe të tjerët. Sa më shumë përvoja kalon një person, aq më shumë i sigurtë do të ndihet.

12 GJËRA QË BËJNË NJERËZIT E SIGURT NË VETEN E TYRE:

ATA KRITIKOJNË TË TJERËT MË PAK

Kush kalon shumicën e kohës së tij për të gjykuar të tjerët ka pak kohë për t’u rritur si një person.

ATA NXJERRIN MË PAK JUSTIFIKIME DHE BËJNË MË SHUMË

“Unë nuk kam kohë” është justifikim për të shmangur projektet e reja, ose ndjekjen e ëndërrave. Në fakt, ky arsyetim fsheh vetëm frikën e dështimit dhe mungesën e vetëbesimit.

NGULMOJNË TË VAZHDOJNË

Nëse nuk besoni në veten tuaj, do të largoheni në pengesën e parë. Por, kur keni besim në atë që mund të bëni, pengesat bëhen mundësi për të mësuar dhe ripërcaktuar strategjinë tuaj.

STIMULOJNË TË TJERËT TË BESOJNË NË TO

Nëse nuk i besojmë vetes, si mund të presim ta bëjnë të tjerët? Nëse të tjerët shohin se ne nuk shpikim justifikime, por përveshim mëngët për të bërë punë, herët a vonë do të përfundojmë të infektuar me entuziazëm dhe optimizëm.

ATA KANË NJË QËLLIM PËRBALLË QËNDRIMIT KRITIK

Askujt nuk i pëlqen të jetë kritikuar. Megjithatë, njerëzit e suksesshëm janë në gjendje të nxjerrin pozitiven nga kritikat dhe e përdorin atë për të përmirësuar strategjinë e tyre.

ZHVILLIMI I VETËKONTROLLIT

Në të vërtetë, besimi në vete, jo vetëm përbën një akt të emancipimit, por gjithashtu paraqet një përgjegjësi të madhe.

BESOJNË NË AFTËSITË E TYRE PËR SUKSES

Barrierat mendore që  vetë-impononi  ju pengojnë të shihni  mundësitë.

ATA THONË “JO!”

Një person i sigurt është në gjendje të thotë “jo” dhe kur nuk është në gjendje të bëjë diçka.

ATA NUK KANË FRIKË TË BËJNË GABIME

Të gabosh është njerëzore. Edhe ata që janë të sigurt në vetvete e dinë se  nuk janë imunë ndaj gabimeve.

ATA KAPIN MOMENTIN

Ata e dinë se ndonjëherë që të kesh sukses duhet të hidhesh!

ATA KËRKOJNË NDIHMË

Shumë mendojnë, gabimisht, që të kërkosh ndihmë në situata të vështira është sinonim i pasigurisë.

ATA FLASIN NË MËNYRË TË QARTË

Njerëzit e sigurtë nuk do të shprehen në mënyrë të shpejtë, ata kanë një gjuhë të qartë dhe koncize.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat