Si të flirtoni me një femër online?

Life style

Si të flirtoni me një femër online?

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 06:50
Ilustrim

Si të flirtoni me një femër online? Nga të gjitha mënyrat për të flirtuar me një vajzë, flirtimi online është më sfiduesi. Fjalët mund të keqkuptohen, humori humbet efektin e vet dhe ndërveprimi mund të përfundojë në një lëmsh të vërtetë.

Megjithatë, keni mundësinë për të pushtuar zemrën e një femre përmes internetit dhe ta ftoni atë për të dalë në një takim. Mjafton të përdorni mjetet e duhura dhe të krijoni një klimë pozitive. Nëse keni besim tek vetja, do arrini të tërhiqni vëmendjen e saj.

Flirtoni me një femër me stil

Para së gjithash, përpiquni ta bëni të ndihet e qetë. Shumë vajza ndihen të shqetësuara dhe të rrezikuara kur flirtojnë në internet, veçanërisht nëse nuk e njohin mashkullin me të cilin po bashkëbisedojnë. Ju ngelet juve të flirtoni me një femër online siç duhet.

Kur ajo ju shkruan, mos iu përgjigjni menjëherë. Mund të mendojë se jeni anksioz për të folur me të. Mirëpo nëse prisni shumë do mendojë se nuk jeni të interesuar. Mundohuni të gjeni një rrugë të mesme.  Përpiqu të njohësh karakterin e saj. Mos i kërkoni menjëherë të takoheni. Mund t’i jepni një përshtypje të gabuar duke e dekurajuar që ajo të bisedojë me ju. E mira do ishte që të bisedoni të paktën disa ditë përpara se të takoheni personalisht.

Mbajini gjallë bisedat tuaja duke bërë pyetje të hapura që kanë lidhje me të

“Me çfarë merresh?” “Cili është sezoni juaj i preferuar dhe pse?”

“A keni vëllezër dhe/ose motra? Sa?”

“Si e kalon kohën me familjen tënde?”

“Cilët janë pushimet tuaja të preferuara dhe pse?”

“A ju pëlqejnë kafshët?”

“Si do ta përshkruanit shokun/shoqen tuaj më të mirë?”

“Cili është aplikacioni juaj i preferuar?”

Bëji komplimente direkte duke i treguar se çfarë të pëlqen tek ajo

“Sa më pëlqen sensi yt i humorit!”

“Ke qef të të dëgjosh të flasësh për udhëtimet. Duket që të pëlqejnë shumë!”

“Qënka një libër fantastik! Sa mirë e përmblodhe.”

“Paske shije shumë të mirë në muzikë”

“Duket që je e lidhur me familjen tënde. Më bëhet shumë qefi.”

“Je për tu admiruar që të pëlqen vullnetarizmi. Bota ka nevojë për njerëz si ty!”

“I dua kafshët po aq sa i do edhe ti, dhe më bëhet shumë qefi për këtë .”

Mos bëni pyetje shumë personale

Mund të të japësh përshtypje sikur je i interesuar për arsyet e gabuara. Bëni më tepër biseda të thjeshta si për shembull “A të pëlqen të gatuash?” Këto janë disa pyetje që nuk duhet t’ia bëni sidomos kur sapo keni filluar të njiheni.  Pra kur ende po flirtoni.

“Sa para fiton me punën tënde?”

“Kur e ke patur marrëdhënien e fundit?”

“Sa të dashur keni patur?”

“A je martuar ndonjëherë?”

“Ku jeton?”

Është e vështirë të përcillni saktë një mesazh në internet, kështu që mos hamendësoni se partneri juaj i kupton plotësisht qëllimet tuaja. Përpiqunoi të shpreheni në një mënyrë të thjeshtë derisa ta njihni më mirë personin tjetër.

Jini i durueshëm

Nëse i kërkoni asaj të dalë në takim me ju dhe refuzon, mos u tregoni i pamatur. Jepi më shumë kohë nëse jeni të interesuar sinqerisht për të. Nëse nuk po nxitoni ta takoni dhe i lini kohën e nevojshme për ta vendosur, ju sigurojmë se do pranojë, madje madje mund të jetë ajo që t’ju kërkoj një takim.

Nëse refuzon, vazhdoni bisedën përmes mesazheve me tekste ose thirrje. Mos i bëni presion! Në këtë mënyrë, ju do të keni një tjetër kanal komunikimi përmes të cilit do të jeni në gjendje të kuptoni shqetësimin e saj.  Bëjëni të kuptojë që ju jeni të gatshëm ta prisni duke treguar interes për të, jetën e saj dhe historitë që ajo të rrëfen.

Një mundësi shumë e mirë për të njohur vajza është edhe aplikacioni dua.com të cilin mund ta shkarkoni për iOS dhe Android. Përmes regjistrimit në aplikacion me një adresë tuajën të emailit, numër të telefonit, apo përmes adresës së Facebook-ut do mund të krijoni llogarinë tuaj të parë. Vendosni foton tuaj, të dhënat tuaja si moshën, profesionin apo edhe citimin tuaj të preferuar dhe jeni gati.

Përmes radarit do mund të gjeni vajzat e disponueshme në një rreze që varion nga distanca 1km deri më 160km. Kur të shihni një vajzë që ju pëlqen mund t’i bëni ‘like’. Kur e njëjta vajzë t’ju ketë pëlqyer juve gjithashtu do të fitoni një Match – Përputhje. Atëherë, chati mes jush do të hapet dhe ju do të keni mundësi të bisedoni dhe të filtroni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat