Çfarë e "vret" një lidhje më shumë se tradhëtia ?!

Life style

Çfarë e "vret" një lidhje më shumë se tradhëtia ?!

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:01
Foto Ilustrim

Nëse mendoni se vetëm tradhëtia është akti final që i jep fund një lidhjeje e keni gabim. Ka shumë arsye që ndikojnë në një marrëdhënie dhe më shumë se një tradhëti, duket se të vrasin gjërat e përditshme që krisin dashurinë e dy njerëzve deri në ndarje.

Nuk mund të vendosësh mes tyre, cila është më e dëmshme në një lidhje, por pa dyshim qoftë njeri veprim një herë, apo qofshim veprime të përsëritura në kohë ndikojnë negativisht në lidhjen tuaj.

Disa nga veprimet që çojnë në ndarje (nuk përfshihet tradhëtia) janë nga ato më të voglat dhe të padallueshmet, veprime që nuk marrin rëndësinë e duhur në kohë duke i shndërruar në mjaft të rrezikshme.

1.    T’i fshihni njëri-tjetrit gjërat që kanë rëndësi.
2.    Mungesa e komunikimit. Nëse keni diçka që ju shqetëson flisni me partnerin.
3.    Kokëfortësia juaj për çdo gjë ka gjasa të ndikojë negativisht në marrëdhënien tuaj.
4.    Nëse gjërat nuk kanë të bëjnë me ju, mos u grindni kot. Thjesht diskutoni dhe ndani mendimet tuaja.
5.    Xhelozia mund të shkatërrojë lidhjen tuaj. Është mirë kur partneri e di që ju jeni “xheloze”, por çdo gjë e ka një kufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat