Përse ju thyhen vazhdimisht thonjtë?

Life style

Përse ju thyhen vazhdimisht thonjtë?

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 22:14
Foto Ilustrim

Thonjtë që thyhen shkaktojnë dhimbje dhe nuk i pëlqejnë askujt.

Thonjtë janë një ndër pjesët më delikate dhe të brishta të të gjithë trupit.

Funksioni primar i tyre është që të mbrojë gishtat dhe pjesën e butë të tyre nga dëmtimet e jashtme, por thonjtë mund të luajnë edhe një rol të rëndësishëm estetik, transmeton lajmi.net.

Thonjtë që thyhen shkaktojnë dhimbje dhe nuk i pëlqejnë askujt. Me siguri që e keni përjetuar një herë në jetë këtë eksperiencë aspak të këndshme.

Disa nga arsyet më të shpeshta se përse thonjtë tuaj thyhen vazhdimisht, mund të jenë shenja me të cilat organizmi sinjalizon problemet.

Nëse keni mungesë vitaminash e kryesisht të hekurit, thonjtë do të kenë tendencën të jenë më të butë dhe do të përthyhen shumë shpejt.

Zakonisht ndodh tek personat që janë prekur nga anemia pasi, qelizat e kuqe të gjakut nuk qarkullojnë normalisht dhe trupi nuk merr oksigjenin e duhur.

Kjo ndikon edhe rritjen e mirë të thonjve tuaj.

Mungesa e vitaminës B është një tjetër arsye e cila ndikon rritjen e thonjve tuaj, bashkë me mungesën e proteinave.

Prandaj para se të merrni trajtime për thonjtë tuaj merrni parasysh mungesën e vitaminave në dietën tuaj të përditshme.

Mundohuni të konsumoni gjithnjë ushqimet e duhura dhe ato sa më natyralet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat