Fëmijët nuk na përkasin ne, për ta, për një kohë, jemi udhëzuesit e tyre në këtë tokë

Life style

Fëmijët nuk na përkasin ne, për ta, për një kohë, jemi udhëzuesit e tyre në këtë tokë

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 15:15
Ilustrim

“Fëmijët nuk janë tanët. Na janë dhënë për një kohë… Të qëndrojmë pranë tyre si mentorë, si udhëzues në këtë tokë.” Kështu thotë një shkrim në faqen e Zhytjes Mendore dhe ka të drejtë! Sepse fëmijët nuk janë klonet tona, as kopjet tona. Ata janë personalitete të veçanta që, për disa vjet, na kanë mentorë – derisa të mësojnë të tregojnë vetveten e tyre, të nxjerrin në pah unin e tyre të mrekullueshëm.

Shijojeni atë:

Për mamatë e të gjithë botës:

“Mezi pres të të takoj. Mezi pres të shikoj vijat e fytyrës tënde. Të shoh duart e vogla dhe të puth këmbët që më shkelmojnë.

Unë pres të shoh botën me sytë e tu. Do të preferosh detin apo malin? Cilën muzikë do të preferosh? Do të jesh fëmijë i diellit apo i shiut?

Cila do të jetë ëndrra jote më e madhe? Ushqimi yt i preferuar? Mezi pres të dëgjoj Jo-në tënde të parë. Të jem e para që do njohë zakonet e tua.

Të mësoj me ty, të përpiqem të gjej një mënyrë për të të qetësuar kur je i zemëruar. Mezi pres të takoj mendjen tënde të bukur dhe të qetësoj çdo fobi tënden. Mezi pres të dëgjoj mendimin tënd për këtë botë. Ndjenjën që ngjall idetë e tua, dyshimet. Pres edhe mosmarrëveshjen tonë të parë.

Të rritem me ty… Të rritesh me mua. Mezi pres të takohem me ty dhe të të mos imponoj jetën time. Mezi pres që të shoh ndryshimin tënd dhe të të mos vesh atë që unë kam veshur njëmijë herë.

Pres me padurim të vëzhgoj çdo ditë që më jepet pranë teje… dhe të mësoj se kush je dhe jo kush dua të bëhesh.

Fëmijët nuk janë tanët. Ata na janë dhënë për një kohë… Të qëndrojmë pranë tyre si mentorë, si udhëzues në këtë tokë, dhe jo që t’u mbushim kokën me ato që kemi vendosur tashmë. Le të bëjmë më shumë pyetje dhe të ndalojmë t’u japim përgjigje të vjetruara. T’i lëmë të bëhen çfarë është destinuar të bëhen dhe të ndalojmë së dëshiruari fëmijë – kopjet tona të vërteta.

Le t’i duam fëmijët tanë jo vetëm për atë që janë, por edhe për atë që nuk do të dëshironim kurrë të ndodhte”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat