Çfarë të thoni kur në një intervistë pune ju kërkohet të improvizoni sikur po shisni njërin nga produktet në tavolinë?

Life style

Çfarë të thoni kur në një intervistë pune ju kërkohet të improvizoni sikur po shisni njërin nga produktet në tavolinë?

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Aftësitë e shitjes janë diçka që kërkohen në një numër të madh punësh, e sidomos në pozicionin e agjentëve të shitjes apo të marketingut. Për punë të tilla, një intervistues mund të kërkojë që ta demonstroni sesi do ta shisnit një produkt në tavolinë, qoftë ai një stilolaps, mollë apo çfarëdo tjetër. Ai kërkon që t’i kuptojë aftësitë tuaja të shitjes dhe çfarë strategjie do të përdorni për ta mbyllur marrëveshjen.

Kur intervistuesi kërkon nga ju që ta shisni atë që gjendet mbi tavolinë, kjo sigurisht është një pyetje hipotetike dhe nuk ka një përgjigje plotësisht të drejtë. Por, ata që janë përball jush duan të shohin sesa shpejt dhe me efikasitet punoni për këto situata. Ato çfarë atyre ju bien në sy janë aftësitë e juaja të komunikimit, entuziazmit dhe kreativitetin.
Si të përgjigjeni në pyetjen “Si do ta shisje këtë produkt”

Janë disa strategji që ua sjell Akademi Pune, për t’i ndjekur në mënyrë që të mos shtangeni përpara kësaj “sfide” të vogël si dhe të përgjigjeni në mënyrë të duhur.

Jini pozitiv dhe entuziastë

Sigurohuni që të jeni pozitivë dhe entuziastë rreth asaj sesi do ta prezantoni atë produkt. Mund të thoni diçka të tillë si: “Jam shumë i sigurtë që ky laps (nëse është laps), ju ndihmon që të shkruani shumë qartë, bukur për syrin dhe në mënyrën më efikase”. Gjuha e trupit është po kaq e rëndësishme sa edhe fjalët të cilat i përdorni, prandaj krahas zërit entuziast të siguroheni që ta shprehni entuziazmin tuaj edhe me shprehje të fytyrës.

Theksoni karakteristika që intervistuesi do t’i vlerësojë

Një fazë esenciale rreth procesit të shitjes është njohja e konsumatorit, kështu që mund të kërkoni nga intervistuesi disa qartësime në lidhje me përdorimet e tij të atij produkti.

Shembull: Për të më ndihmuar të kuptoj më mirë se si mund t'ju ndihmojë produkti im, do të doja të mësoja më shumë se si përdorni stilolaps gjatë rutinës tuaj të përditshme. Kur e përdorni stilolapsin më shumë gjatë ditës? Kur keni qenë hera e fundit që keni përdorur një stilolaps? Çfarë ishte diçka me të cilën u ndatë të kënaqur derisa shkruat? Çfarë mungonte apo ishte zhgënjyese?

Mos keni frikë që të bëni ndonjë pyetje

Sa më shumë që të dini rreth kërkesave të intervistuesit, aq më mirë mund të përgjigjeni në pyetjen që sapo ju është parashtruar. Pasi që t’i keni marrë disa përgjigje nga intervistuesi, përdori ato karakteristika për të prezantuar lapsin tuaj si diçka që do t’i ndihmojë shumë në aktivitetet e tyre.

Për shembull, nëse intervistuesi e përmend që marrja e shënimeve në takime është diçka me prioritet, atëherë mund të thoni se lapsi juaj ka një pikë shumë të rëndësishme, sepse ngjyra e tij nuk është njollosëse dhe mund të merrni shënime të cilat mund të lexohen lehtë edhe pas takimit. Nëse intervistuesi ishte i zhgënjyer nga disa stilolapsa që nuk kanë shkruar në disa sipërfaqe të caktuara, atëherë thoni atij se i juaji përshtatet në çdo material dhe përveç kësaj arrin që ta kontrollojë ngjyrën e lëshuar gjatë shkrimit.

Jini të gatshëm të shisni

Disa intervistues mund të mos jenë të gatshëm që të ju japin ndihmë, në këto raste ju duhet vetë të jeni ata që t’i gjeni karakteristikat për t’ua përshkruar konsumatorëve. Mendoni rreth përvojave që i keni pasur me atë produkt dhe mund ta gjeni lehtë përgjigjen.

Mendoni për refuzimin

Kapërcimi i kundërshtimeve ndaj një produkti është një element kyç gjatë procesit të shitjes. Pasi të keni dhënë disa deklarata në lidhje me përfitimet nga produkti, pyeteni intervistuesin nëse ata kanë ndonjë shqetësim e që do të ishte pengesë për atë blerje. Ju mund ta pyesni p.sh. “Pas i dëgjuat përshkrimet tona, a ka ndonjë gjë që po ju pengon që ta blini këtë stilolaps?” Nëse ai përmend diçka si kostoja, atëherë mund t’i thoni kështu: “Unë jam i autorizuar t’ju ofroj një zbritje prej 20 për qind nëse merrni tre apo më shumë prej këtij stilolapsi. Ne gjithashtu kemi një garanci për kthimin e parave”.

Bëni një përpjekje për ta mbyllur

Shitësit të cilët janë të aftë për mbyllje efektive të procesit të shitjes janë më të kërkuarit. Ngjashëm duhet të ndodhë edhe gjatë intervistës së punës. Bëni një deklaratë përfundimtare që do të jetë entuziaste dhe që përfshinë gatishmërinë për t’i shërbyer klientit.

Mos kini frikë të përdorni kreativitetin

Intervistuesit nuk do të presin që të jeni 100 për qind të saktë kur të jeni duke u përgjigjur aty për aty, prandaj mos ngurroni të tregoni gjithë kreativitetin tuaj kur jepni përgjigje, për sa kohë që ato janë të besueshme dhe janë pohime të bindshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat