Shtatë gabime në kujdesin e lëkurës që bëni çdo ditë pa e kuptuar

Life style

Shtatë gabime në kujdesin e lëkurës që bëni çdo ditë pa e kuptuar

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Obsesioni ynë për kujdesin ndaj lëkurës përfundimisht ka përparuar me kalimin e viteve – veshjet tona të bukurisë janë të mbushura me serume efektive, pastrues të formuluar mirë dhe më shumë maska

Edhe nëse jeni të fiksuar pas kujdesit ndaj lëkurës, diçka mund t’ju ketë shpëtuar ose diku keni lexuar një informacion të gabuar dhe e keni ndjekur gjatë gjithë rutinës suaj.

Sido që të jetë arsyeja, më poshtë gjeni disa prej gabimeve më të zakonshme që bëhen gjatë kujdesit për lëkurën, shkruan Huda Beauty:

1. Përdorimi i tepërt i produkteve të kujdesit për lëkurën

Me kaq shumë produkte sa shohim, është e vështirë të dihet se cilat duhet të përdoren dhe kur. Sa më shumë, aq më mirë apo jo? Gabim!

Ndonjëherë ju mund të vendosni shumë sasi produkti në fytyrë dhe ta mbingarkoni atë me përbërës aktivë. Përpiquni t’i mbaheni këtij rregulli: Sa më i fortë të jetë përbërësi, aq më pak duhet ta përdorni.

Marrim si shembull acidin salicilik. Ai është një eksfoliator super i fuqishëm kështu që duhet ta përdorni vetëm disa herë në javë dhe jo në bashkëpunim me formula të tjera eksfoilimi.

2. Neglizhojmë qafën

Nëse vazhdoni të mos e përfshini qafën në rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës, do të shihni se me kalimin e kohës, linjat apo vijëzimet e para në qafë s’do përputhen me ato në fytyrë. Me lëvizje nga poshtë-lart, aplikoni çdo produkt edhe në qafë dhe tregohuni të butë, pasi lëkura në atë zonë është shumë e ndjeshme.

3. Renditja e gabuar e aplikimit të produkteve

Rregulli i përgjithshëm që duhet të ndiqni është: Zbatoni së pari formulat më të lehta, në mënyrë që ato të mos bllokohen nga kremrat më të rëndë. Ju gjithashtu duhet të prisni disa minuta ndërmjet aplikimit të çdo produkti.

Radha e saktë:Pastruesi-Toneri-Serumi-Kremi i syve-Kremi hidratues-SPF.

4. Neglizhimi i buzës së sipërme

Buzët plaken më shpejt se pjesa tjetër e fytyrës, prandaj mos harroni t’i kushtoni vëmendje buzës së sipërme dhe hapësirës midis hundës dhe buzës së sipërme. Dermatologë dhe estetistë të ndryshëm sugjerojnë që kremin e syve ta aplikoni dhe në buzën e sipërme, pasi ai lloj kremi ka zakonisht përbërës për të rritur prodhimin e kolagjenit dhe për të forcuar dhe tonifikuar lëkurën.

5. Aplikimi i pasaktë

Si t’i aplikoni kremrat në mënyrë korrekte: Rrëshqitni majat e gishtave nëpër fytyrën tuaj, duke përdorur lëvizje të lehta lart, nga brenda në pjesën e jashtme të fytyrës. Pastaj, duke përdorur goditje të vogla e të buta, rrëshqisni produktin përgjatë mjekrës. Përfundoni me zonën e syve, duke përdorur lëvizje të buta. Një aplikim i saktë dhe i butë i kremrave ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut në lëkurë.

6. Dehidratimi

Rregulli numër një i kujdesit për lëkurën: Të pini shumë ujë.

Nëse trupi juaj, dhe rrjedhimisht lëkura juaj, është e dehidratuar, ajo s’do duket e gjallë, poret do bëhen më të dukshme dhe linjat më të theksuara.

7. Mungesa e SPF-së

Ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë është se 90% e mënyrës se si lëkura juaj plaket lidhet drejtpërdrejt me ekspozimin në diell dhe kjo është plotësisht brenda kontrollit tuaj: Aplikoni krem kundër diellit, gjithmonë!

Sigurohuni ta vendosni në fund të aplikimit të çdo kremi tjetër dhe para vendosjes së grimit. Mbani mend se kremi i diellit kërkon 20 minuta për t’u aktivizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat