Vuani nga rënia e flokëve? Këto vajra thelbësorë do t’ju shpëtojnë

Life style

Vuani nga rënia e flokëve? Këto vajra thelbësorë do t’ju shpëtojnë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Rënia e flokëve është një proces normal, por kur vini re se po humbni gjithmonë e më shumë flokët duhet t’i kushtoni rëndësinë e duhur. Ekspertët theksojnë se rënia e flokëve lidhet me faktorë të tillë si stresi, lyerja e shpeshtë, çrregullimet e të ngrënit, përdorimi i produkteve me përmbajtje kimike. Por, për të shpëtuar nga ky problem mund t’ju vijnë në ndihmë vajrat bimorë.

Vaj rozmarine

Stimulon rritjen e flokëve duke zgjeruar enët e gjakut dhe duke nxitur përhapjen e qelizave të lëkurës.

Vaj mente

Shkakton ndjesi shpimi gjilpërash kur aplikohet në lëkurën e kokës, sepse përmban mentol, i cili vepron si vazodilatator, duke nxitur rrjedhjen e gjakut dhe qarkullimin në zonat ku aplikohet. Prandaj kontribuon në rritjen e flokëve pasi rrit thellësinë e gjëndrave të flokëve.

Vaji i pemës së çajit

Ka vaj është provuar se lufton bakteret, viruset dhe kërpudhat. Konsiderohet si një trajtim i shkëlqyeshëm për problemet e kokës. Në fakt, përveç eliminimit të zbokthit, ajo kontribuon në rritjen e flokëve pasi krijon një “mjedis” të shëndetshëm në lëkurën e kokës për të rritur flokët.

Vaji i livandos

Megjithëse njihet për vetitë e tij qetësuese, veprimi i tij nuk është i kufizuar në këtë. Vaji i livandos ka veti antimikrobike, të cilat mund të ndihmojnë në promovimin e një koke të pastër, e cila është një parakusht për rritjen e duhur të flokëve. Përveç kësaj, ky vaj vepron si një masë parandaluese kundër rënies së flokëve në të ardhmen.

Vaji i Bergamotit

Ky është një tjetër vaj esencial antimikrobik, i cili përdoret për të promovuar një skalp të shëndetshëm. Ndihmon gjithashtu në uljen e inflamacionit, i cili nga ana tjetër mund të kontribuojë në rënien e flokëve.

Vaj druri kedri

Parandalon rënien dhe rrallimin e flokëve, ndërsa punon për të ekuilibruar gjëndrat që prodhojnë vajra natyralë në lëkurën e kokës. Përveç kësaj, vetitë e saj antifungale mund të ndihmojnë në zvogëlimin e thatësisë dhe zbokthit, të cilat janë përgjegjëse për humbjen e flokëve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat