Si ndikon dhembshuria në një ndarje: A duhet të tregoheni të tillë?

Life style

Si ndikon dhembshuria në një ndarje: A duhet të tregoheni të tillë?

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Ndarjet nuk janë asnjëherë argëtuese. Dikush përfundon gjithmonë duke u lënduar. A nuk do të ishte e mrekullueshme nëse fundi i marrëdhënies do të ishte më pak i dhimbshëm? Duket se një dozë dhembshurie mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes.

Kur mendoni për dashurinë në marrëdhëniet romantike, me siguri imagjinoni atë që studiuesit i referohen si dashuri pasionante. Përveç saj, në një lidhje është shumë e rëndësishme edhe një ndjenjë tjetër: dhembshuria. Kjo i referohet shqetësimit dhe kujdesit për mirëqënien e të tjerëve, veçanërisht kur ata vuajnë; dashuria me dhembshuri promovon mbështetje, mirëkuptim dhe butësi.

Sigurisht që këtë dashuri mund ta shprehni ndaj partnerit, por edhe ndaj familjes, miqve dhe të panjohurëve. Kur vjen puna tek ndarjet, mund ta drejtoni dhembshurinë edhe nga një ish-partner i ardhshëm.

Në një studim, studiuesit kanë identifikuar njerëzit, të cilët i kishin dhënë fund një marrëdhënieje ose kishin qënë në një marrëdhënie që kishte përfunduar bashkarisht.

Pjesëmarrësit fillimisht iu përgjigjën pyetjes se sa shumë dhembshuri merrnin nga ish-partnerët kur lidhja ishte në kulmin e saj. Më pas u pyetën se si u ndanë me ish-in. Specifikisht, ata treguan se sa i përdorën strategjitë e mëposhtme:

1.Tërheqjen në vete dhe shmangien nga partneri

2.Manipulimi i partnerit

3.Përdorimi i një forme jo-personale komunikimi

4.Përdorimi i një toni pozitiv

5.Qëndrimi i hapur ndaj partnerit.

Nga pesë tipet e ndarjes të përmendura më sipër, 3 të parat janë më të dhimbshmet, ndërsa 2 të fundit tregojnë respekt dhe ndjeshmëri ndaj ish-partnerit. Njerëzit që mernin më shumë dhembshuri gjatë lidhjes kishin më tepër mundësi për të qënë të hapur dhe pozitivë ndaj partnerëve gjatë ndarjeve.

Përfundimi është se dhembshuria është një cilësi e mirë, e cila vlen shumë në një marrëdhënie. Fundi i një lidhjeje do të jetë i vështirë, por dhembshuria e treguar nga ju e bën më pak të dhimbshme për ishin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat