Këshilla se si grimi t'ju qëndrojë tërë ditën

Life style

Këshilla se si grimi t'ju qëndrojë tërë ditën

Më: 15 prill 2021 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Derisa rrezet e diellit me të vërtetë janë të mirëpritura për të gjithë ne, lagështia e ajrit dhe temperaturat e larta gjatë verës mund të bëjnë që të shkrihet si mos më keq grimi juaj. Por, për fat, ka mënyra për ta parandaluar një gjë të tillë.

PARA VËNIES SË GRIMIT

Përdoreni një pikë të madhësisë së bizeles të një preparati "primer" (para grimit) dhe vendoseni në zonën tuaj T, si dhe në vendet e tjera, të cilat shkëlqejnë tepër nga djersa. Këtë e vendosni pas preparatit hidratues, e para grimit. Një "primer" i cili me të vërtetë është efikas, është qumështi i magnezit (magnezium karbonati në ujë), i cili ka veti që ta thithë yndyrën dhe i cili do ta përgatitë një terren më të mirë për vendosjen e bazës kozmetike. Merreni një shpuzë kozmetike, të cilën e keni zhytur në një sasi të vogël të qumështit të magnezit. Prekeni tërë fytyrën me atë shpuzë dhe lëreni të thahet. Ajo duhet ta lejë një mbetje si shkumës, e cila do të zhduket pasi që ta vendosni bazën kozmetike. SPREJI Me qëllim që ta evitoni shkrirjen e grimit sapo të dilni në të nxehtë, përdoreni një sprej apostafat për grim. Spërkateni fytyrën tuaj nga disa cm largësi në formë të shkronjës T, e më pas edhe të asaj X.

PARANDALOJENI RRUDHJEN E KAPAKËVE TË SYVE!

Shumë njerëz ankohen për faktin se kapakët e syve iu rrudhen në nxehtësi, pasi ta kenë vënë hijen kozmetike, për shkak të prodhimit të madh të yndyrës nga kapakët e syve. Për ta evituar këtë pamje të pahijshme, përdoreni një pikë "primer", apo edhe pak bazë kozmetike përgjatë tërë kapakut të syve, para se ta vendosni hijen kozmetike të syve. Kjo do të veprojë si bazë midis lëkurës dhe hijes kozmetike të syve.

SI TË PËRDORET QUMËSHTI I MAGNEZIT SI "PRIMER"

Dylli i hijes kozmetike të syve ka një konsistencë më të trashë, prandaj është më i mirë sesa pluhuri, në aspektin e qëndrimit të grimit. Përdoreni një laps për ta ofruar pigmentimin adekuat dhe formësimin subtil. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat