Pa operacion, pa filerë: Një truk për të fshirë natyrshëm rrathët e zinj dhe rrudhat rreth syve

Life style

Pa operacion, pa filerë: Një truk për të fshirë natyrshëm rrathët e zinj dhe rrudhat rreth syve

Më: 17 janar 2022 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Nëse dëshironi t’i hiqni ato dhe në përgjithësi të zbutni lëkurën rreth syve, përpara se të vendosni për një hap drastik dhe të shtrenjtë, provoni këtë!

Të paktë janë ata që “dinë të fshijnë” rrathët e zinj – në shumicën e rasteve na bëjnë të dukemi të lodhur dhe më të moshuar.

Popullariteti në rritje i kirurgjisë estetike ka ofruar zgjidhje të shpejta, dhe deri diku përparim më të shpejtë të industrisë së kozmetikës, por ata që janë mbështetës të zgjidhjeve natyrale pohojnë se ekziston një mënyrë tjetër efektive për të qenë më të kënaqur me pamjen tonë rreth syve.

Domethënë, gjithnjë e më shumë femra rekomandojnë jogën për fytyrën, konkretisht ushtrimet që “shënjestrojnë” zonën e syve dhe funksionojnë duke neutralizuar rrudhat më të holla dhe rrathët e zinj.

Guruja më e njohur e jogës së fytyrës në rrjetet sociale është Fumiko Takatsu, e cila shpesh publikon tutorialet e saj që ndihmojnë në shtrëngimin e lëkurës së fytyrës, disa vite më parë prezantoi programin e saj për një pamje më të freskët rreth syve.

Sigurohuni që të shikoni truket që ajo përdor për të zgjatur rininë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat