Shenjat e Horoskopit që ‘kërcënohen’ nga Mërkuri në prapavijë

Life style

Shenjat e Horoskopit që ‘kërcënohen’ nga Mërkuri në prapavijë

Më: 2 maj 2022 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Pas eklipsit diellor dhe Hënës së re, në parashikimin e muajit maj, astrologia Meri Shehu lajmëron për prapavijën e Mërkurit. Planeti që i druhemi të gjithë kur kthehet në të kundërt, do të nisë këtë orbitim të tij në datën 10 maj.

Në renditjen e fatit, Meri Shehu ka vendosur në ato që kanë më pak fat pikërisht grupin e shenjave të Tokës.

Muaji maj ka një intensitet akoma më të fuqishëm, sepse Mërkuri është në Binjak dhe në datën 10 do kthehet i kundërt. Mërkuri i kundërt është rregullator, varet nga shenja ku ndodhet dhe kësaj here është në pozicionin e vet. Me Mërkurin në prapavijë, nuk mund të bëjmë një marrëdhënie të re, një bashkëpunim të ri apo fillim të ri, sepse do hasë pengesa, por nëse kemi lënë diçka përgjysmë  që duhet rishikuar e rikontrolluar, apo ngjarje nga e kaluara, do stabilizohet ndaj duhet shfrytëzuar për mirë.

Njerëzit që kanë lindur në Mërkur të kundërt u bën mirë, ndaj jo të gjithëve u ndikon për keq. Thjesht duhen patur kujdes fillimet e reja në një lidhje, veprimtari apo punë. Prapavija do zgjasë deri më 24 maj. Duhet të kemi kujdes me komunikimin, keqkuptimin, nuk duhet të bëjmë blerje të rëndësishme, sepse mund të mos rezultojnë të mira. Duhet të mos planifikojmë pushime apo udhëtime në vende që nuk keni shkuar asnjëherë.

Shenjat që do e kenë më të vështirë janë ato që do kenë Marsin si kundërshtar. Ky i fundit ndodhet në Peshk gjatë gjithë muajit dhe do kundërshtojë Virgjëreshat, Binjakët dhe Shigjetarët që duhet të jenë më të kujdesshme.

12. Bricjapi

Shenjë kardinale që vjen në këtë pozicion sepse Mërkuri i kundërt iu sjell probleme me punën e shëndetin. Duhet ta marrin me qetësi këtë periudhë dhe të mbarojnë punët prioritare, nuk duhet të bëjnë ndryshime të herëpashershme. Jupiteri në Maj, nga shenja e Peshkut në datën 11 hyn në Dash dhe ndryshon energjia e planetit. Në shenjën e Bricjapit do sjellë disa strese në jetën familjare që lidhen me zgjerimin e saj, pronësinë e përbashkët apo bashkëjetesën. E gjithë kjo iu sjell stres dhe duke qenë tipa të përmbledhur nga ky zgjerim i Jupiterit në Dash, i cili është luftarak dhe me shpërthime emocionale, mund të mos u shkojë dhe nuk do ndihen rehat.

11. Demi

Kaluan një eklips diellor, hëna e re jep më shumë optimizëm, por janë në një moment kritik. Do ndryshojë jeta personale e familjare dhe do kenë gjëra tërësisht të reja nga ç’kanë patur. Urani në shenjën e tyre nuk do i lërë gjërat të sigurta, të parashikueshme. Mërkuri i kundërt në Binjak rikthen çështjet ekonomike që do kërkojnë vëmendjen e tyre për t’u stabilizuar që do hasin pengesa nga data 10 e tutje.

10. Virgjëresha

Marsi në Peshk përballë shenjës së tyre gjatë muajit, pavarësisht lajmeve të mira ekonomike që do kenë, duhet të kenë kujdes me provokimet, përballjet dhe antagonizmin që mund t’u bëhet. Ndihen sikur janë gjithnjë në pritje të një ngacmimi apo të vendosur në qendër të vëmendjes ndaj duhet ta kenë kujdes. Mërkuri i kundërt sjell diçka lidhur me karrierën, një punë nga e kaluara që mund t’i sjellë fat me rikthimin e saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat