Pse ndarjet janë më të vështira sot se dikur? 9 mënyra për të shëruar zemrën e thyer

Life style

Pse ndarjet janë më të vështira sot se dikur? 9 mënyra për të shëruar zemrën e thyer

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Pse ndarjet duken më të dhimbshme tani se dikur? Fatkeqësisht, interneti dhe rrjetet sociale mund të përkeqësojnë një zemër të thyer me kujtimet e shpeshta që të lidhin me një ish-partner. 

Ndarjet apo divorcet ishin më pak të dhimbshme kur bota ishte offline. Para rrjeteve sociale, t'i jepje fund një marrëdhënieje ishte një ngjarje diskrete. Sot, ne i kemi dhënë komoditetin vetes dhe partnerëve të ndahemi përmes një mesazhi apo pa ndërvepruar shumë emocionalisht me njëri-tjetrin. Pastaj jemi gati për t'u përballur me spektatorët që presin të komentojnë ndarjen tonë virtualisht apo përmes detajeve që vetë kemi ndarë gjatë ditëve të mira. Si ta shërojmë zemrën e thyer?

1. Mos harroni që "Social media" nuk është as media dhe as sociale

Nëse nisni postoni fotografi seksi apo shprehje që s'i publikonit më parë,  si provë për të treguar se jeni shumë të lumtur me jetën tuaj të re, gjithçka që po lini të kuptohet është që ty të intereson akoma. Nëse ndaheni me dikë duhet të kuptoni që jeni ndarë edhe me rrjetet e tij sociale. Nëse i lejoni hapësira apo "dritare të vogla" nga ku mund të deportojnë thjesht do të zgjasni periudhën e vuajtjes së ndarjes. 

2. Alkooli ndikon negativisht në trurin tuaj 

Alkooli, pavarësisht se në disa momente dëshpërimi duket si mik i mirë, dëmton gjykimin. Pra duke pirë mund të bëni veprime për të cilat mund të pendoheni më vonë. Tepria e alkoolit do t'ju çojë vetëm drejt vendimeve të këqija si përshembull- konsumi i ushqimeve të dëmshme, gjeste impulsive, blerjet të shpejta që nuk i keni të nevojshme, reduktim të ardhurash, etj.

3. Mos bëj asgjë 

Kini parasysh që në momentet që më shumë doni të veproni në lidhje me diçka që ka të bëjë me ish-in tuaj (për ta kthyer sërish tek ju)- mos bëni asgjë! Kjo të paktën ju siguron që s'do të pendoheni më vonë. Janë taktikat e vogla dhe detajet ato që bëjnë kthesat më të rëndësishme. Paniku dhe dëshpërimi për të rikthyer ish-partnerin në jetën tënde do të zvogëlohen sa herë që nuk përpiqeni.

4. Mos pranoni seks me ish-at.

Ka pafund arsye pse do të bëje sërish seks me një ish-partner. Ndoshta seksi ishte i mirë, apo thjesht mendimi i "herës së fundit" të tundon. Mos e bëni! Studimet thonë se njerëzit që përdorin seksin për të përballuar zemrën e thyer pas ndarjes duan më shumë kohë për t'u shëruar se të tjerët.

5. Bëhu "e kundërta jote"

Nëse sapo ke dal nga një divorc, por keni fëmijë bashkë, komunikimi me të është i pashmangshëm. Gjithsesi është mirë të mbani minimumin e ndërveprimit me ta dhe të flisni vetëm për gjërat më thelbësore. Duke vazhduar takimet e shpeshta me ta apo duke i lejuar të jenë prezentë në jetën tuaj, procesi i shërimit nga ndarja do të bëhet më i vështirë. 

6. Mos përdorni kurrë askënd për të harruar një tjetër

Eshtë një kosto e madhe që i shkaktoni dikujt që s'ka lidhje me dhimbjen dhe historinë tuaj. Duke kërkuar ngushëllim tek një tjetër ju po ndikoni tek mirëqënia e tij/saj. Nëse je i lënduar, duhet të shërohesh jo të dalësh në takime të reja. Dil me miqtë e vjetër sepse ata mund të të kujtojnë sa i/e lezetshme ishe para se ish-i të hidhej nga interneti direkt në krahët e tu. 

7. Pranoje ndarjen në mënyrë radikale

Pranoje ndarjen dhe kontrollo reagimet e tua. Kujtohu që në jetë ose duhet t'i lësh disa gjëra të shkojnë ose do të zgjasësh periudhën e mbytjes emocionale. 

8. Praktiko faljen

Mendo që edhe ty njerëzit mund të të kenë falur për shumë gjëra në jetë, prandaj fal. Nëse beson se ka qenë faji yt, fal veten dhe bëj paqe. Duke pranuar të metat dhe gabimet, askush s'mund t'i përdorë ato kundër teje. Lër të shkojnë gjëra që s'kanë më kthim pas. 

9. Mos humb në nostalgji

Kur kujton një moment romantik dashurie, ti harron gjithçka s'shkonte me marrëdhënien tuaj dhe fillon ta idealizosh ish-in. Zgjohu sepse nëse do të ishte siç nostalgjia ta tregon do të ishit bashkë tani dhe s'do të kishte një ndarje. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat