Çdo gjë që duhet të dish mbi ejakulacionin parakohe!

Life style

Çdo gjë që duhet të dish mbi ejakulacionin parakohe!

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 07:04
Ilustrim

Ejakulacioni i parakohshëm është një çrregullim seksual i cili karakterizohet nga një ejakulacion (derdhje sperme) që ndodh pothuajsë brenda 1 minute nga penetrimi në vaginë. Ejakulacioni parakohe është paaftësia për të vonuar ejakulimin gjatë penetrimit vaginal ose anal.

Simptoma kryesore është paaftësia për të vonuar ejakulimin më shumë së 1 minutë mbas penetrimit. Ky shqetësim mund të ndodhë në të gjitha situatat seksuale, biles dhe gjatë masturbimit.

Deri në vitet ’70 nuk dinim që kishte lloje të ndryshme të ejakulimit parakohe dhe nëse një djalë apo një burrë ka problematika të tilla ai duhet të bisedojë me mjekun urolog edhe se vizita shkakton turp dhe ankth. Shumë djem dhe burra gjithashtu mendojnë që vuajnë nga ky lloje shqetësimi ndonëse ata nuk i plotësojnë kriteret për t’i diagnostifikuar me këtë çrregullim.

Mos kini frikë të bisedoni me mjekun për shqetësimet seksuale, pjesët intime janë si çdo pjesë tjetër e trupit të njeriut. Mos harroni që ejakulacioni parakohe është një shqetësim i trajtueshëm.

Shkaqet që ndikojnë në ejakulacioni parakohe janë psikologjike dhe fiziologjike.

Faktorët e tjerë që mund të ndikojnë dhe luajnë rol janë:

Çrregullimet e ereksionit: djemtë apo burrat që kanë probleme me ereksionin janë më të predispozuar të vuajnë nga ejakulimi parakohe. Frika e uljes së ereksionit bën që ata në mënytë të pandërgjegjshme të nguten për të përfunduar aktin seksual.

Stresi: tensionet emocionale të shkatuara nga fusha të ndryshme në jetë, luajnë një rol në ejakulacioni parakohe duke kufizuar aftësine e fokusit dhe përqëndrimit gjatë marrëdhënies seksuale.

Ejakulacioni i parakohshëm mund të shkaktojë probleme në jetën personale, në vetëbësim, në harmoninë në çift por dhe në fertilitet.

Diagnoza përcaktohet kryesisht në bazë të historisë së problemit që tregon pacienti dhe në bazë të ekzaminimit fizik. Nëse ejalulacioni parakohe shoqërohet edhe me probleme ereksioni atëherë mjeku do t’ju kërkojë disa analiza gjaku që tregojnë nivelin e hormoneve mashkullore ose dhe analiza të tjera.

Për trajtimin e ejakulacionit parakohe përdoren disa teknika, medikamente, apo këshilla.

Në disa raste rekomandohet masturbimi një ose dy orë para kontaktit seksual, sepse kjo bën që të vonohet ejakulacioni. Njëkohësisht këshillohet të evitohet akti seksual për pak kohë dhe këshillohet përqëndrimi në teknika të tjëra ose ajo që quajmë ndryshe, paralojë.

Mos harrojmë ushtrimet e dyshemesë së legenit ose ushtrimet Kegel që ndihmojnë në forcimin e këtyre muskujve. Mjeku urolog mund ta shpjegojë.

Kjo teknikë konsiston në shtrëngimin dhe lirimin e penisit. Pacienti duhet të shtrëngojë majën e penisit sa herë që ndien se po ejakulon. Teknika e tillë shpjegohet gjithashtu nga urologu dhe mbasi është praktikuar disa herë kthehet në zakon.

Teknika ndalo-fillo gjithashtu konsiston në daljen nga vagina para ejakulimit. Hyrja në vaginë bëhet përsëri pa humbur ereksionin në mënyrë që të zgjatet marrëdhënia dhe mos ketë ejakulim parakohe.

Prezervativi mund të ulë nivelin e ndjeshmërisë duke ndikuar drejtëpërsëdrejti në vonesën e ejakulimit. Në treg ka dhe prezervativë që përmbajnë substanca mpirëse se lidokaina dhe benzokaina.

Medikamentete ( vetëm mbas konsultës me mjekun)

Ekzistojnë anestetikë në formë kremi ose sprauy që përmbajnë substanca mpirëse. Ato aplikohen në kokën e penisit 10-15 minuta para aktit seksual për të ulur ndjeshmërinë dhe si rrjedhojë për të zgjatur aktin seksual. Të gjitha këto substanca është mirë që të merren me konsultën e mjekut.

Antidepresantët: disa medikamentë që përdoren kundër depresionit, kanë si efekt anësor vonimin e ejakulacionit, prandaj mjeku mund t’i rekomandojë më ketë qëllim. Këto mund të kenë disa efekte anësore të padëshiruara si përzierja, djersitje, përgjumje, apo dhe ulje të dëshirës seksuale.

Anelgezikët: Disa medikamente që përdoren kundra dhimbjeve, kanë si efekt anësor vonimin e ejakulacionit, por dhe efekte të tjera su dhimbje koke, përgjumje, dhe marrje mendsh. Këto mund të përdoren të kombinuar me antidepresantët.

Medikamentet për çrregullime të ereksionit të cilat mund të trajtojnë dhe ejakulimin parakohe: Edhe këto mund të japin efekte anësore si dhimbje koke, skuqje fytyre dhe çrregullime në tretje. Të gjitha barnat, ilaçet apo medikamentet përdoren vetëm MBAS KONSULTËS ME UROLOGUN APO ANDROLOGUN.

Bisedat këshilluese: me këto nënkuptohen biseda me specialist të shëndetit mendor në lidhje me marrëdhëniet me partneren dhe eksperiencën. Seancat e këtyre bisedave ( si ato që bëjmë bashkë) mund të ndihmonë në uljen e ankthit dhe në përballimin më të mirë të stresit. Bisedat këshilluese veprojnë më mirë kur kombinohet me medikamente ( nëse është e nevojshme).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat