Si ndihen në të vërtetë djemtë kur vajzat u dërgojnë foto nudo? Përgjigje të çuditshme!

Life style

Si ndihen në të vërtetë djemtë kur vajzat u dërgojnë foto nudo? Përgjigje të çuditshme!

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 22:17
Kim Kardashian

Nëse jeni në një marrëdhënie prej kohësh, ose sapo keni nisur një lidhje të re, nuk do t’i shmangeni dot mesazheve seksi. Partneri ose partnerja juaj mund t’ju kërkojë foto seksi, provokuese ose edhe nudo fare.

Nëse në fillim kjo gjë ju besdis, mos u mundoni ta ndaloni partnerin që t’ju dërgojë mesazhe seksi, por gjëja më e mirë që mund të bëni: është të siguroheni për veten tuaj se ato foto që edhe ju dërgoni mos të përfundojnë në duart e personave të gabuar.

Një studim amerikan i kryer së fundmi i ka pyetur meshkujt se sa e rëndësishme është për një marrëdhënie të dërgojnë foto erotike?

Përgjigjet janë vërtet befasuese:

1-Mua kjo gjë nuk më intereson. Nëse dua ta shikoj të dashurën nudo, thjesht e marr në telefon dhe e zgjidh këtë gjë.

2-Do doja ta shikoja live, është më argëtuese se në foto.

3- Unë në fakt e urrej se si teknologjia është futur kaq thellë në jetën tonë. Unë mendoj se fëmijët po rriten me një ide të gabuar se si duhet të jetë sjellja normale e një çifti të dashuruar. Kjo gjë nuk është në listën e gjërave që unë dua të bëj. Pastaj kurrë nuk i dihet se çfarë bën një djalë me fotot nudo që i ke dërguar, nëse ju ndaheni. Mos e harroni këtë gjë. (Tregon edhe një vajzë)

4-Unë kam qenë i martuar për 4 vite dhe gruaja ime nuk më ka dërguar asnjëherë asnjë mesazh erotik. Unë mendoj se ky ka qenë një problem i madh në marrëdhënien tonë.

5-Varet sa e gjatë është marrëdhënia që ke. Nëse ai jeton në të njëjtin qytet me ty më duket e panevojshme. Gjithsesi, bëni çfarë ju bën të ndiheni rehat.

6-Mua më duket më interesante kur një vajzë nuk dërgon mesazhe të “pista”. Ndoshta kur je i martuar ose në një marrëdhënie të gjatë, bën sens, por kur sapo je njohur me dikë, mos e provoni. Unë nuk jam një djalë konservator, madje jam shumë “open-minded” sidomos në dhomën e gjumit, por sa i përket dërgimit të fotove nudo, ky është mendimi im.

7-Kjo është një çështje me rëndësi për një çift. Unë jam plotësisht dakord që çifti të shkëmbejë foto nudo. Unë për vete i bëj, i dërgoj dhe më pas i fshij.

8-Unë dhe partnerja ime nuk dërgojmë foto të tilla pasi jemi të frikësuar nga hackerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat