5 këshillat që me shumë gjasa do të t’i japin pas ndarjes, por që ti bën mirë të mos i dëgjosh

Life style

5 këshillat që me shumë gjasa do të t’i japin pas ndarjes, por që ti bën mirë të mos i dëgjosh

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 16:27

Sikur të mos mjaftonte ndarja, janë edhe njerëzit që s’rrinë rehat me mendimet dhe këshillat e tyre. Mes qindra mendjeve të ndritura që do të të japin një opinion, ti identifiko emocionet e tua dhe vepro duke marrë parasysh mirëqenien tënde mendore, shpirtërore dhe fizike.

Mbi të gjitha, mos merr në konsideratë këto 5 këshilla:

Ka të tjerë plot

Oh, vërtet? Jo se bota është e mbushur me miliarda njerëz...

Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë irritimin që ndiejnë njerëzit kur dëgjojnë këtë shprehje. Domethënë, e kuptojmë që e kanë për mirë, por nëse sapo je ndarë, nuk do të mendosh për një tjetër lidhje apo sa të mirë janë të tjerët atje jashtë.

Gjithsesi, ai/ajo s’ia vlente

Kjo fjali mund të jetë okay sipas rregullave të sintaksës, por nuk lidhet me situatën. Dikush ka zgjedhur të ndajë momente dhe kujtime me atë, ndaj sigurisht që ia vlente!

Thjesht mos mendo për të

Spoiler: Gjithçka që ti mendon do të lidhet me atë. Dhimbja pas ndarjes ekziston, është e prekshme dhe e vërtetë. Kur të zbulohet dikush që thjesht e “fik” trurin me një buton, do jap 10 vite të jetës sime që të ma thotë sekretin.

Mos derdh asnjë pikë loti për atë

Të qash nuk tregon asnjë dobësi, përkundrazi të çliron nga brenga dhe dhimbja. Pra, ndryshe nga ajo që thonë të tjerët, ti qaj derisa të ndihesh më mirë!

Je më i/e mirë se ai/ajo

Le të flasim troç tani! Kush është ndjerë më mirë pas kësaj fjalie? Kush ndieu më pak dhimbje sepse një person i tretë i tha “hë, se ti je më i/e mirë”?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat