Këto këshilla dashurie nuk i keni dëgjuar nga askush

Life style

Këto këshilla dashurie nuk i keni dëgjuar nga askush

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 08:51
Ilustrim

Është shumë e vështirë të përcaktoni se si duhet të jetë saktësisht një lidhje. Secila lidhje është e veçantë në vetvete dhe nuk ekzistojnë rregulla univerzale se si të silleni. Shpesh herë ndëgjojmë dikë që thotë se është më i mençur dhe me përvojë (sidomos nëna apo motra më e madhe), e cila na këshillon se çfarë duhet të bëjmë në situata të caktuara. Megjithatë, po ju sjellim disa këshilla romantike që ndoshta nuk keni pasur rastin ti dëgjoni nga ato.

Çelësi i një marrëdhënie të mirë është komunikimi i mirë në shtrat

Komunikimi dhe përputhshmëria e mirë në shtrat ndikojnë pozitivisht në marrëdhënien tuaj. Ndani me partnerin tuaj të gjithë ato gjëra të vogla që doni të provoni në shtrat, dhe nuk ju vjen turp ti thuani. Nëse jeni të kënaqur nga intimiteti në shtrat, edhe lidhja juaj do të jetë më e mirë dhe ju do jeni të kënaqur dhe të lumtur.

Kujtoni fillimin e lidhjes suaj

Ju kujtohet fillimi i lidhjes suaj, ku gjithçka ishte emocionuese dhe interesante? Ju ndoshta keni dalë në shumë takime dhe keni ngrënë nëpër shumë restorante. Mos harroni asnjëherë gjërat që i keni bërë në fillim të lidhjes, kjo ju ndihmon ta kaloni lehtë periudhën e mjaltit dhe ju mban lidhjen të gjallë.

Harroni traditat

Ne jetojmë në shekulin 21 dhe kanë ndodhur shumë ndryshime deri tani. Harroni se mashkulli gëzon autoritetin dhe se femrat nuk janë të pavarura. Përkundrazi, sot fuqia e femrës është e padiskutueshme, ata dinë se çfarë duan dhe nuk kanë prirje vetëm për kuzhinë.

Luftoni për dashurinë tuaj

Jeni optimist dhe luftoni për shpirtin tuaj binjakë. Jini shumë të përgatitur për të punuar shumë rreth lidhjes suaj. Fundja, nëse është një dashuri e mjaftueshme, asgjë nuk do të jetë e vështirë për ju që ta mbani dashurinë të gjallë dhe të zgjasë përgjithmonë.

Nuk ekzistojnë dy lidhje të njëjta dashurie

Edhepse është mirë që ndonjëherë të konsultoheni me një mik rreth problemeve që i keni në marrëdhënie, mbani mend se çdo marrëdhënie është e veçantë në llojin e vet. Lidhjen duhet ta ndërtoni vet sepse ju më së miri e dini se çfarë dëshiron partneri juaj dhe çfarë e bën atë të lumtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat