7 gabimet e zakonshme të maskarës që secila femër duhet ti shmang

Life style

7 gabimet e zakonshme të maskarës që secila femër duhet ti shmang

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 21:29
Ilustrim

Aplikimi i me shume se dy shtresave
Aplikimi i dy shtresave është i pranueshëm, por me shumë se dy vetëm sa do  rëndojnë qerpikët dhe nuk do të duken aspak atraktiv.

Të mos e hidhni maskarën
Ne mendojmë se mund të përdorim të njejtën maskarë për një vit rradhazi, por fakti është se këto nuk kanë jetëgjatësi shumë të madhe. Është mirë që të zëvendësohet maskara çdo tre muaj.
Arsyeja? E pra, kur ju aplikoni maskarën dhe sërish e ktheni brenda në tub, ju në të vërtetë transferoni bakteriet e këqija në tub dhe kjo është arsyeja pse duhet ndërruar sa më shpesh që të mundeni.

Të pomponi me brushën e maskarës nga brenda – jashtë
Kjo është një shprehi e pashmangshme e femrave, por pompimi apo shtypja nga brenda- jashtë vetëm se e përshpejton procesin e tharrjes. Pra, këshilla më e mirë është që kurrë mos të bëni pompime me anë të brushes së maskarës.

Të mos e pastroni tepricën e ngjyrës
Është një praktikim i mirë të pastroni tepricën e ngjyrës në brushën e maskarës që të shmangni qerpikët shumë trashë të lyer.

Të mos lyeni qerpikët nga rrënja në maje
Shumica e femrave aplikojnë maskarën vetëm në maje të qerpikëve, gjë që nuk e kanë të njejtin efekt sikur lyerja e qerpikëve nga rrënja deri në maje.

Nuk e rrotulloni brushën
Ekspertët për maskarë pohojnë se rrotullimi apo sjellja e brushes në anë të ndryshme është një hap thelbësor në rezultimin e aplikimit më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat