Bëni këto gjëra në një ditë me shi

Life style

Bëni këto gjëra në një ditë me shi

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 12:14
Ilustrim

Largohu nga rrjetet sociale në këtë ditë me shi

Ditët me shi ndonjëherë mund të jenë të mërzitshme, dhe na kufizojnë të qëndrojmë brenda, nëse nuk kemi diçka urgjente për të bërë. Në ditët e sotme qëndrimin brenda e asociojmë me përdorimin e rrjeteve sociale. Por, jo gjithmonë kjo është zgjidhja më e mirë. Ka edhe aktivitete tjera të cilat mund t’i bëni në shtëpinë tuaj dhe të argëtoheni. Madje, shiu ndonjëherë do të ishte edhe shkak mjaft i mirë që ju të merreni me shtëpinë dhe t’i  vëni në rend disa gjëra.

Gatuaj

Ditë ideale për t`i përvjelur mëngët dhe për ta përgatitur ushqimin të cilin ju e preferoni. Madje këtë si surprizë mund të ia bëni edhe ndonjë familjari apo ndonjë personi të zemrës.

Rregulloni dollapin e librave

Merrni librat e juaja, apo të fëmijëve ose të ndonjë anëtari tjetër të familjes dhe koleksiononi në bazë të përdorimit. Kjo jo vetëm që do t’ua lehtësonte punët, por edhe do të ndikojë që ju të kënaqeni derisa e bëni këtë gjë.

Luani me letra

Nëse ia keni dorën kësaj loje, atëherë do të ishte zgjidhje shumë e mirë për një ditë me shi. Luaj letra me anëtarët e familjes ose me bashkëbanuesin tënd.

Rregulloni albumin e fotove

Ka kohë që nuk e ke shfletuar albumin e fotove familjare? Dita me shi është e duhura për ta bërë këtë gjë, dhe jo vetëm kaq duke shikuar albumin dhe duke u kthyer në kujtime ju njëkohësisht mund ta riorganizoni atë. Për shembull t’i renditni fotot sipas kohës së realizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat