Çmenduri /Ja çfarë thotë gazetari për meshkujt që hanë akullore

Life style

Çmenduri /Ja çfarë thotë gazetari për meshkujt që hanë akullore

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 08:29
Gazetari britanik, Richard Hammond

Gazetari, prezantuesi dhe shkrimtari britanik, Richard Hammond, ka dhënë një deklaratë të çuditshme, duke thënë se burrat që kanë akullore janë homoseksual.

Ai këto komente i ka bërë gjatë episodit të fundit të serisë televizive “The Grand Tour”.  Dyzetë e shtatë vjeçari i bëri këto komente në një shkëmbim me episodën e gjashtë e emisionit motorik, të cilin e udhëheq bashkë me Jeremy Clarkson dhe James May, i cili titullohej “Urime Krishtlindja Finlandeze”.

Duke folur drejtpërdrejt para një audience, Clarkson theksoi se akullorja “Magnum” me çokollatë nuk të kënaqë ta hash brenda një makine “Rolls Royce” me ulëse lëkure ngjyrë të bardhë,.

“Në rregull është, se unë s’ha akullore,” tha Hammond. “Ka të bëjë me të qenet jo homoseksual”, shtoi ai.

Clarkson dhe Hammond u duken paksa të hutuar derisa anëtarët e audiencës qeshen dhe duartrokiten.

“Pse po e duartrokisni?” Clarkson iu drejtua audiencës. “Çfarë doni të thoni…po thoni se krejt fëmijët janë homoseksual?”

“Akullorja është paksa… e dini” vazhdoi Hammond, duke shtuar “Në rregull është ama një burrë i rritur të hajë akullore është ashtu [homoseksual] më parë se (jo homoseksual).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat