Zonat më erogjene në trupin e një femre

Life style

Zonat më erogjene në trupin e një femre

Më: 12 mars 2017 Në ora: 07:13
Ilustrim

Trupi i njeriut i ngjan një labirinti të pafund që nuk resht së na surprizuari çdo ditë me aftësitë e tij. Edhe pse jemi fizikisht të ndryshëm, studiuesit kanë arritur të identifikojnë 5 zonat erogjene (që nxisin apo stimulojnë deshirën seksuale) tek çdo femër. Në studimet e bëra, veç zonave klasike të  nxitjes së seksit, janë edhe disa të tjera, më pak të njohura që ju ndihmojnë të shijoni sa më shumë atë.

1.Pjesa e brendshme e kyçit të dorës: Kjo zonë ka shumë mbaresa nervore dhe përçon shumë mesazhe në tru. Kuptohet që prekja duhet të jetë sensuale dhe jo sikur po masim pulsin.

2.Zona pas gjurit: Me siguri që po ju habit kjo gjë, pasi kjo është zona ndodshta më e neglizhuar e trupit të një femre. Kjo zonë është e mbushur me shumë enë gjaku dhe fije nervore. Masazhimi dhe puthja e kësaj zone sensuale ka një impakt të menjëhershëm në raportet intime.

3.Skalpi: Të gjithë ndihemi mirë sa herë që parukierja na masazhon flokët gjatë larjes, imagjinoni sikur këtë ta bënte partneri juaj. Kjo zonë erotike është shumë stimuluese për meshkujt, pavarësisht gjatësisë së flokëve të tyre. 

4. Veshi: Stimulimi i veshit është i lidhur ngushtë me erosin. Sipas studimeve të ndryshme, prekja e tij gjatë orgazmës rrit dhe sekreton nivele të larta të oksitocinës, njohur ndryshe edhe si hormoni i dashurisë.

5. Të pasmet dhe këmbët: Këto dy pjesë të trupit të një femre kanë një potencial shumë të fortë erotik, sidomos kyçi dhe gishtërinjtë e këmbës. Masazhimi dhe prekja e tyre e vazhdueshme do të përmirësojë ndjeshëm jetën tuaj seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat