Sulmon vajzën dhe i vjedh telefonin, bisedat e dashurisë mes të rinjve bëhen hit në internet

Life style

Sulmon vajzën dhe i vjedh telefonin, bisedat e dashurisë mes të rinjve bëhen hit në internet

Më: 15 mars 2017 Në ora: 23:10
Mesazhet

Më ‘sulmoi’ rreth qoshes së shtëpisë time, por budallai do të më mërzisë edhe më tepër në Facebook duke më bërë të merrem me këto budallallëqe”, ishte postimi që një vajzë meksikane ka bërë në profilin e saj në twitter. Pa dashur postimi i saj është bërë viral në rrjet duke shkruar në gati 50.000 shpërndarje brenda pak ditësh.

Ajo nuk është yll, apo mbretëreshë. Ajo është Debas Sanchez, një vajzë që thjesht ka treguar historinë e “dhimbshme” të dashurisë së pamundur.

Djali i vardisej prej kohësh, dukej se e donte, por ajo nuk ia kthente dashurinë dhe kështuqë ai i mori celularin.

Menjëherë ai i shkruan në Facebook dhe kjo i kërkon celularin, por ai i thotë se do ta jap në këmbim të një puthjeje. Kjo e acaroi vajzën që bëri që ta shpërndajë në rrjetet sociale.

Ndodh që të “acarohemi” me këto bisedat që nxjerrin vajzat tona shqiptare dhe shpesh ne, shoqëria jemi gjithmonë për t’i gjykuar. Shikoni se çfarë bëhet në botë… Nuk ka kufij budallallëku.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat