Si të zgjedhni tavolinën për dhomën e ndejës

Life style

Si të zgjedhni tavolinën për dhomën e ndejës

Më: 2 maj 2017 Në ora: 15:46
Ilustrim

Zona për biseda bëhet më e rehatshme nëse afër divanit ka disa tavolina ku mund të vendosim sende të ndryshme. Përpos funksionalitetit këto i shtojnë personalitet ambientit falë formave, ngjyrave dhe finiturave.

Në qëndër të zonës për biseda, anash ose përpara divanëve, tavolina bëhet protagoniste.

Është mirë që të jetë komode dhe e madhësisë së duhur varësisht prej vendeve që kemi për t’u ulur. Nuk duhet të jetë as shumë afër dhe as shumë larg karrigeve, rreth 50-70 cm.

Ndërkohë që gjatësia bëhet primare nëse tavolinat ndodhen pranë ulëseve të mbushura, rëndësi ka dhe thellësia e sipërfaqes që nuk duhet të jetë me e madhe se sa ulësja.

Çfarë forme duhet të zgjedhim?

Tavolinat e rrumbullakta ruajne hapësirën, ndërsa katroret i përshtaten divanëve që ndodhen njëri përballë tjetrit.

Forma e rrumbullakët ka shumë harmoni dhe forcon linjat e buta duke zbutur ato më gjeometrike.

Nga ana tjetër modelet me madhësi të vogla janë perfektë për t’u vendosur pranë njëri tjetrit edhe se kanë forma dhe finitura të ndryshme. Këto tavolina quhen ndryshe dhe “ coffee table” ose “ tavolina kafe-je” , ato janë multifunksionale dhe qëndrojnë mirë në grup ose vetëm.

Në raportin sallon-tavolinë ka rëndësi dhe tepihu sepse ai rregullon hapësirat boshe duke krijuar harmoni midis elementëve të ndryshëm dhe falë ngjyrave që mund të ketë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat