"Unë e dashuroj këtë grua të shëndoshë, ajo s'është pornostare"

Life style

"Unë e dashuroj këtë grua të shëndoshë, ajo s'është pornostare"

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 23:29
Robbie Tripp dhe Sara

Kjo është historia e një burri që quhet Robbie Tripp, i cili ka shkruar një letër të hapur për bashkëshorten e tij, Sarah, në Instagram. Robbie, i cili është 26 vjeç dhe sipërmarrës, përmes 265 fjalëve i tregoi gjithë botës se sa shumë i dashuron "tulet" (format e lakuara) të të shoqes.

Letra e Robbie:

Unë e dashuroj këtë grua dhe trupin e saj të lakuar. Që kur kam qenë adoleshent identifikohesha nga miqtë e m'i për tërheqjen që kisha ndaj vajzave të mbushura, atyre që ishin edhe të shkurta e me forma të bëshme, të cilat djemtë mund t'i cilësonin si "të shëndosha".

Kur u bëra burrë dhe nisa të edukoja veten time me terma si feminizmi dhe se si mediat e kishin marxhinalizuar portretin e femrës standarde dhe të bukur (e dobët, e hollë, e gjatë), e kuptova se si kishin ndikuar meshkujt në krijimin e kësaj gënjeshtre.

Për mua nuk ka asnjë gjë më seksi sesa kjo femra këtu: kofshë të trasha, vithe të mëdha, forma të lakura etj. Forma dhe madhësia e saj nuk do të jenë në faqe të parë të një reviste, por  në zemrën dhe jetën time.

Për mua nuk ka gjë më seksi sesa një femër që është e shëndoshë dhe me vetëbesim; kjo femër me të cilën unë u martova, mbush çdo cep të xhinseve të saj dhe vijon të jetë femra më e bukur në këtë dhomë.

Djema, mendojeni edhe një herë se çfarë ju ka mësuar shoqëria për atë që duhet të dëshironi. Një femër e vërtetë nuk është një yll pornoje apo një manekin me bikini, apo një karakter filmash. Ajo është e vërtetë. Ajo ka shenja të bukura të shëndoshjes në ije dhe vrima të vogla në pjesën e vitheve.

Vajza, mos e gënjeni veten se duhet të jeni sipas një forme të caktuar për t'u dashur dhe vlerësuar. Ekziston një djalë që ka për t'ju dashur siç jeni, dikush që do t'ju dojë siç e dua unë Sarën time".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat