Syzet e diellit këtë sezon, më pranë klasikes se kurrë

Life style

Syzet e diellit këtë sezon, më pranë klasikes se kurrë

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 11:45
Ilustrim

Edhe pse moti nuk është ndër më favorizuesit e mundshëm, vjeshta vjen plot ngjyra e risi në stil, e këtë e kemi mësuar edhe nga javët e modës në disa nga vendet më në zë të Europës, dhe jo vetëm.

Folëm shumë për çantat, format, këpucët, bizhuteritë e pranverës së 2018-tës, por nuk mund të harrojmë paraqitjet e të ftuarve në sfilatat e ndryshme, që na bën të kuptonim jo pak nga ajo çka pritet të shohim më së shumti këtë sezon. Fotoja më e fundit e Chiara Ferragni-t në Instagram, e cila na adreson në javën e modës në Paris, na bën të kujtojmë se modelin e syzeve të blogeres e kemi parë jo pak!

Dy nga ndjekëset më të flakta të stilit në Shqipëri, Jonida Maliqi dhe Lori Hoxha, sollën një version tejet të përngjashëm të këtyre syzeve, edhe pse secila ka zgjedhur firma të ndryshme. Maliqi i ka besuar Le Specs, ndërsa Lori i është bashkuar grupit të Ferragni-t, duke parapëlqyer Ray-Ban. Edhe pse me pak ndryshime në konture, madhësia mesatare e xhamit të zi, e pakufizuar nga skeleti i trashë është ajo çka na sjell më pranë klasiken.

Bella dhe Gigi Hadid janë parë jo pak herë me këtë lloj aksesori, duke qendruar larg ekstremeve të modelit të ekzagjeruar ‘cat-eye’ apo rrumbullakësisë ekstravagante që pamë sezonin e shkuar. Mesa duket, një stil të tillë do e shohim më së shumti nga vajzat më ‘in’ në qytet, ndërsa një përzgjedhje e këtij lloji po shihet gjithnjë e më shumë tek yjet botërorë. 

Image
Gigi Hadidi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat