Rrëfehet 29 vjeçarja: Seksi me të dashurin është i mahnitshëm, por u trondita kur zbulova që ai...

Life style

Rrëfehet 29 vjeçarja: Seksi me të dashurin është i mahnitshëm, por u trondita kur zbulova që ai...

Nga: Bota sot Më: 10 tetor 2017 Në ora: 21:42
Ilustrim

Një vajzë 29 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me një burrë të martuar, përcjell Bota sot.

Vajza thotë se seksi me të është i mahnitshëm, por që ajo nuk e ka ditur që është i martuar, derisa i ka treguar dhe ata e duan njëri tjetrin e nuk mund të ndahen.

Rrëfimi i plotë i tij:

Fillova të bëja seks me dashurinë e vetme të vërtetë duke besuar se ai është një burrë i lirë.

Dashuria ishte e mrekullueshme, ende është, dhe unë jam dashuruar thellë në të edhe pse më ka pranuar se është i martuar.

Unë jam 29 vjet ndërsa ai është 34 vjet.

Ne për herë të parë u takuam para gjashtë vitesh në një dasmë ku unë isha me partnerin tim të atëhershëm.

Po shikoja përreth gjatë dasmës dhe rastësisht e pashë këtë burrë të mrekullueshëm.

Ishte, derisa gjithçka dhe të gjithë u tretën.

Ai më pa që po e shikoja dhe erdhi tek unë. Më kapi dorën dhe u përfshi tek unë.

Unë e shtova atë si mik në Facebook, përmes disa miqve të përbashkët. I dashuri im e pa gjithë këtë dhe më braktisi. Mendova se kaq ishte.

Më pas katër vite më parë, kur lidhja me të dashurin ishte e palumtur dhe unë doja ta braktisja, e mora një mesazh.

Ishte nga ai burri që njoha në dasme, ku më thoshte se ai ishte aty për mua kurdo që kisha nevojë.

U befasova por nuk mendova shumë për të, derisa e lashë të dashurin dhe më pas fillova të bisedoja me këtë djalë çdo ditë.

Ai më tha se do të më merrte për darkë një natë pas pune. Ne u tërhoqëm menjëherë.

Ne u puthëm atë natë, ndërsa natën tjetër bëmë seks.

Ishte e mahnitshme por ai u mërzit. Ai nuk më shkroi për disa javë dhe unë mendova se i kanë ndryshuar ndjenjat.

Më pas, ai u kthye si rrufe në qiell të hapur. Më pranoi se është i martuar por tha se e jona ishte dashuri në shikim të parë.

Ne nuk mundëm të ndalnim dhe vazhduam aferën.

Seksi me të është jashtë kësaj bote. Kemi provuar të ndalojmë por nuk ka zgjatur më shumë se disa javë.

Ai thotë se e do gruan e tij por më do edhe mua në një mënyrë tjetër dhe gjithçka është rrëmujë për të.

Nuk mund ta largoj atë nga mendja ime.

Përgjigja e psikologes:

Ndalo së lejuari këtë njeri të ngatërrojë ndjenjat tua dhe të ketë guximin të përfundojë e fillojë kur të dojë aferën me ty.

I dashuri yt nuk ka asnjë qëllim që ta lërë gruan e tij, të paktën jo derisa mund t’i ketë të dyja.

Ti ke rënë në dashuri me të por ai nuk do të bëjë asgjë që të jetë më ty.

Thuaj se ka përfunduar dhe se nuk mund ta shohësh atë.

Ndalo lotët dhe vazhdo jetën. Ti meriton më mirë por ke nevojë për ndihmë që ta arrish këtë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat