Pesë arsye përse femrat u dorëzohen tipave qerosë

Life style

Pesë arsye përse femrat u dorëzohen tipave qerosë

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 19:22
Ilustrim

Asgjë nuk është aq joshëse si mungesa e transformuar në armë seksi.

Derisa për meshkujt qerosë dhe humbja e libidosë paraqet ankthin e vërtetë, femrat megjithatë këtë fenomen e shikojnë pak më ndryshe.

Anketa, në të cilën kanë marrë pjesë femrat të cilat kanë pasur lidhje dashurore, bashkëjetojnë apo janë të martuara me mashkull qeros apo i preferojnë të tillët, ka zbuluar arsyet më të shpeshta për shkak të të cilave femrat dorëzohen para tipave qerosë.

Përgjigjet më të rëndësishme janë këto:

1. Mashkulli qeros është vërtet mashkull i vërtetë. Me të e di që vërtet nuk argëtohem me ndonjë adoleshent.

2. Niveli i higjienës te meshkujt qerosë është shumë i lartë. Ata janë të rregulluar, rregullisht rruhen dhe kanë më shumë mirëkuptim për shprehitë dhe nevojat e femrës, siç është depilimi.

3. Meshkujt qerosë janë shumë seksi, ndërsa shembujt më të mirë nga jeta publike janë Bruce Willis, Billy Zane dhe Sean Connery.

4. Kapelat dhe republikat (kapela cilindër) u janë miqtë më të mirë, dhe u rrinë mrekullueshëm.

5. Meshkujt të cilët janë pajtuar të mos kenë flokë dhe i kanë shndërruar në armë seksi, janë më të sigurt në vetveten.

A ka gjë më joshëse se mashkulli me plot vetëbesim? 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat