Shumë meshkuj po intervenojnë në buzë

Life style

Shumë meshkuj po intervenojnë në buzë

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 06:39
Ilustrim

Ndonëse shumica e klientëve që i injektojnë buzët janë femra, ka një rritje të konsiderueshme të numrit të meshkujve që po i operojnë buzët në tentim që të duken si yjet e Hollivudit.

Më 2016, numri i burrave që kishin hyrë në operacione kozmetike u rrit për tre përqind për dallim nga viti paraprak, dhe është rritur për 28% që nga viti 2005, shkruan The Independent.

Sipas Doktor Rian Maercks, një kirurgu plastik në Miaimi të Florida-s, të shumtë janë burrat që po shkojnë për këtë lloj intervenimi në mënyrë që ta kenë një buzëqeshje më natyrale, sipas Daily Mail.

Ky trend, sipas tij, është si rezultat i kulturës narcizoide të selfie-ve.

“Mediat sociale, aplikacionet e takimeve, kultura e selfie-ve…kjo kulturë luan rol të madh”, shpjegoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat