Ulja e vetëbesimit, simptoma më e keqe e menopauzës - Bota Sot
Ulja e vetëbesimit, simptoma më e keqe e menopauzës

Life style

E shtunë, 20 tetor 2018

Ulja e vetëbesimit, simptoma më e keqe e menopauzës

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 15:48
Ilustrim

Menopauza është fenomen me të cilin çdo grua do të përballet – dhe asnjëherë nuk është përvojë e kënaqshme.

Një anketim i fundit ka treguar se 75 për qind e grave ndihen të papërgatitura për fazën e menopauzës dhe se ajo fazë ka ndikim në nivelet e tyre të vetëbesimit.

Rreth 54 për qind e grave thonë se vetëbesimi i ulët ndikon edhe në disponimin e tyre gjatë ditës.

Dr. Sarah Brewer thotë se shtimi i peshës, ndryshimet në lëkurë dhe flokë, si dhe skuqjet janë disa nga simptomat të cilat u shfaqen shumicës së grave – e tërë këto i ulin nivelet e vetëbesimit të grave dhe i bëjnë të ndihen si aspak joshëse.

Menopauza më nuk është temë tabu, dhe në treg gjenden shumë produkte të cilat iu ndihmojnë grave të përballohen me efektet që i sjell ndryshimi i niveleve të estrogjenit.

Studimet tregojnë se ndër efektet më të këqija që menopauza shkakton te gratë është vetëbesimi.

Vetëbesimi i ulët bën që ato të kenë disponim të ulët, të mos dëshirojnë të dalin nga shtëpia dhe nuk iu duket vetja aspak atraktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test