Largoje të dashurin që nuk premton - Bota Sot
Largoje të dashurin që nuk premton

Life style

E premte, 19 tetor 2018

Largoje të dashurin që nuk premton

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 17:46
Ilustrim

Vetëm në përralla ndodh që princesha e bukur ta puthë bretkosën, e cila pastaj shndërrohet në princ të bukur! Në jetë, jo rrallë, ngjan e kundërta.

OK, njeriu mëson nga pësimet. Është me rëndësi të mos lejosh që gabimet e vogla të bëhen konstantë jetësore.

Lista e arsyeve që lejon t’ia kthesh shpinën të dashurit pa fije brejtjeje të ndërgjegjes, mund të jetë e pafund.

Ja disa situata kur i dashuri meriton kartonin e kuq:

?Derisa është me ju, nuk përmbahet t’i shikojë vajzat e tjera – që nga koka deri në thembër.

?Është arrogant dhe secilin individ e shikon nga lartësia.

?Në mënyrë rigoroze u përmbahet shprehive të ngulitura, nuk lejon as ndryshimin më të vogël. Monotone! Nëse akoma nuk e ka kuptuar se vajzat duan befasi, nuk ka ndihmë për të!

?Është koprrac. Të lejon ta paguash taksin, kurrë nuk të ka dhunuar as një lule të vetme (të numërojmë edhe më tej?)

?Është grindavec. Secilën bisedë e shndërron në diskutim.

?Sa herë që dëshironi të dilni në ndonjë klub nate, ai mundohet t’ju bindë se dhoma e ditës është vend më i përshtatshëm.

?Asnjë vendim nuk mund ta marrë pa e konsultuar të ëmën, e cila i telefonon çdo gjysmë ore!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test