Pëshpëritja, psherëtima, klithma: Tingëllojnë seksi dhe shtojnë kënaqësinë!

Life style

Pëshpëritja, psherëtima, klithma: Tingëllojnë seksi dhe shtojnë kënaqësinë!

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 20:29
Ilustrim

Sipas një hulumtimi më të ri, njerëzit të cilët në krevat lëshojnë zëra, kanë më shumë përvojë seksuale nga ata të cilët janë aktorë “të seksit të heshtur”.

Pëshpëritja e dëshirave

Në qoftë se edhe gjatë ngrënies në kuzhinë keni vështirësi të bisedoni për problemet të cilat ju mundojnë, atëherë me siguri nuk do të arrini që “t’i shfaqni dëshirat” edhe në krevat.

Megjithatë, duhet të kini parasysh që ai është partneri juaj para të cilit nuk do të duhej që të ngurroni, andaj përpiquni që t’ia tregoni ato gjëra që i dëshironi. Mënyra më e thjeshtë do të jetë që ato butësisht t’ia pëshpëritni derisa është sipër jush.

Psherëtimat e qeta

Madje edhe tingulli më i qetë është më i mirë se heshtja, thonë ekspertët.

Varësisht nga mënyra se si shtrëngoheni apo psherëtini, do t’i bëni me dije se cilët protezat tij më së shumti ju pëlqejë e cilët më pak, madje, edhe cilat duhet të mos i përdorë më.

Klithma e kënaqësisë

Imagjinoni, si do të klithni sikur të kishit fituar bingo në lojën e fatit, andaj shndërrojeni atë në “klithmë kënaqësie” me gjuhë seksi. Ndize fitilin dhe shpërthe shpejt. Kjo është një strategji e vërtetë.

Duke u përfshirë, do të humbasësh ndrojtjet e do të përfitoni të dy. Partneri i inkurajuar e i gëzuar nga sjellja jote, do tregohet më entuziast e i kuptueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat